LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërron jetë një i infektuar te Sanatoriumi/ Vuante nga pneumonia bilaterale

27 Prill 2020, 19:34, Politikë CNA
Ndërron jetë një i infektuar te Sanatoriumi/ Vuante nga pneumonia

Një tjetër person i infektuar nga koronavirusi ka humbur jetën mbrëmjen e sotme.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 73-vjeçari i konfirmuar me COVID19, ndodhej i intubuar prej 24 ditësh në spitalin ?Shefqet Ndroqi?.

Pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute. 73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.

Pavarësiisht pëpjekjeve të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t?i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë kanë mbetur viktimë 29 qytetarë të infektuar me COVID19/ CNA.al

Lajmet e fundit nga