LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mos na vini shkelmin”/ Tregtarët e Zdrales protestojnë pas mbylljes së tregut

27 Prill 2020, 09:43, Sociale CNA
“Mos na vini shkelmin”/ Tregtarët e Zdrales protestojnë

Tregtarët e tregut të Zdrales në Shkodër, i mbyllur që më 14 prill, kanë dalë në protestë ditën e sotme.

Ata kërkojnë që t’u gjendet një hapësirë tjetër ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

“Mos na vini shkelmin”, thotë njëri prej protestuesve, teksa thekson se situata ekonomike e familjeve të tyre është rënduar së tepërmi.

Ato shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga paketat financiare të qeverisë, pasi janë tregtarë të lirë dhe nuk kanë nipt.

“Të na gjejnë vendin për të shitur, ne nuk duam që të na falin gjë. Jemi qytetarë të këtij vendi”.

Ky treg u mbyll më 14 prill pas një vendimi të komisionit për situatën atje, pasi nuk respektonte rregullat higjeno-sanitare të përcaktuara nga OBSH gjatë situatës pandemisë globale./CNA.al

Lajmet e fundit nga