Connect with Us

Lehtësohet lëvizja/ Rama publikon videon: Gati leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve

Sociale

Lehtësohet lëvizja/ Rama publikon videon: Gati leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama bën me dje se është lehtësuar lëvizja për bizneset e lejuara. Sipas Ramës në portain e-Albania është gati leja e qarkullimit sipas nevojës së subjekteve.

“Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për:
Transport për stafin me autobusë ose furgona
Leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30
Leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24”, sqaron Rama.

“Kujdes! Abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem.
Ndiqni videon orientuese për procedurën dhe të gjitha paqartësitë!” shkruan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Mos na vini shkelmin”/ Tregtarët e Zdrales protestojnë pas mbylljes së tregut

Publikuar

-

Nga

Tregtarët e tregut të Zdrales në Shkodër, i mbyllur që më 14 prill, kanë dalë në protestë ditën e sotme.

Ata kërkojnë që t’u gjendet një hapësirë tjetër ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

“Mos na vini shkelmin”, thotë njëri prej protestuesve, teksa thekson se situata ekonomike e familjeve të tyre është rënduar së tepërmi.

Ato shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga paketat financiare të qeverisë, pasi janë tregtarë të lirë dhe nuk kanë nipt.

LEXO EDHE:  Berisha bën paralajmërimin e fortë/ Rama do detyrohet të kërkojë azil politik

LEXO EDHE:  Pse hesht Rama për superskandalin e donacioneve të Bilal Shehut?

“Të na gjejnë vendin për të shitur, ne nuk duam që të na falin gjë. Jemi qytetarë të këtij vendi”.

Ky treg u mbyll më 14 prill pas një vendimi të komisionit për situatën atje, pasi nuk respektonte rregullat higjeno-sanitare të përcaktuara nga OBSH gjatë situatës pandemisë globale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nënprefekti na futi këtu si derra”/ Emigrantët në një hotel në Pogradec ngrihen në protestë

Publikuar

-

Nga

Disa emigrantë të kthyer nga Greqia të cilët janë akomoduar në një hotel në Pogradec kanë protestuar ditën e sotme duke kërkuar një takim me me përfaqësues të bashkisë për shkak të kushteve të hotelit, pamundësisë për të paguar akomodimin, por edhe për të siguruar ushqimet.

Emigrantët janë grumbulluar në hollin e godinës duke protestuar, pa ruajtur distancën dhe pa maska apo doreza.
“Nënprefekti tha mos kini merak dhe na futi këtu si derra ne. Dhe pastaj u zhduk nuk e ngre më as telefonin. Ça të bëjmë ne, vetëvendim?! Fondi është dhënë për hotelin”, shprehen disa prej tyre.

Ndërkohë në një vendim të botuar në fletoren zyrtare 10 ditë më parë thuhet se një pjesë e shpenzimeve për personat e riatdhesuar paguhet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që pjesa tjetër i faturohet vetë atyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

4 javë në terapi intensive/ 70 vjeçari mposht koronavirusin dhe kthehet në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin se një 70 vjeçar nga Kruja është shëruar dhe kthyer në shtëpi pas 4 javësh në terapi intensive.

Sipas saj, deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen.

“Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19!
Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi🙏🏼
Deri tani 3️⃣0️⃣ pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të Infektivit”, shkruan Manastiriu./CNA.al

LEXO TE PLOTE