LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kukësi mbledh lojtarët për grumbullim, Partizani dhe Tirana presin përgjigje

27 Prill 2020, 15:57, Sport CNA
Kukësi mbledh lojtarët për grumbullim, Partizani dhe Tirana

Superiorja po mendon seriozisht të rifillojë sërish kampionatin e lënë përgjysmë dhe për këtë arsye ka paraqitur edhe një kërkesë zyrtare në qeverinë shqiptare. Por në kohën kur FSHF është në pritje të dritës jeshile nga institucionet shtetërore, klubi i Kukësit ka menduar të hidhet në veprim.

Sipas asaj që raporton ?Balkanweb? verilindorët kanë vendosur të mbledhin të gjithë grupin e plotë në Shqipëri.

Në këtë mënyrë ka komunikuar edhe me Ambasadat e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, me të cilët ka gjetur gjuhën e përbashkët për të sjellë lojtarët që aktualisht gjenden aty të mund të kthehen lirisht në Kukës.

E gjitha për arsye se klubi kuksian dëshiron të jetë gati në momentin kur kampionati të rinisë. Të gjithë futbollistët duhet të kthehen deri në fund të muajit dhe kështu do të mund të kryenin edhe karantinën e detyruar për 14 ditë.

Prandaj nga mesi i muajit të ardhshëm grupi i Kukësit do të jetë gati të zbresë në fushë sapo qeveria të japë aprovimin e saj. Ndërkohë situate e Vasil Shkurtaj ende nuk dihet, pasi vijon të mbetet i bllokuar në Spanjë.

Sa i përket klubeve të tjera si Tirana e Partizani nuk është bërë e ditur të ketë një njoftim të tillë, duke qendruar në pritje të një përgjigje nga FSHF-ja për të nisur më pas veprimet që do të ndërmarrin.

Lajmet e fundit nga