LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza ekonomike/ Shehaj tregon si i ndihmon qeveria bizneset e tij nëpër shtete të ndryshme

27 Prill 2020, 14:06, Politikë CNA
Kriza ekonomike/ Shehaj tregon si i ndihmon qeveria bizneset e tij

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj ka folur lidhur me krizën që ka prekur bizneset në kohën e pandemisë.

Sipas Shehajt kemi të bëjmë me një krizë ekonomike të jashtëzakonshme.
Ai thekson se kredia e ofruar nga qeveria, nuk ka pasur asnjë efekt, pasi sipas tij, asnjë biznes nuk ka përfituar nga kjo kredi.
Ish deputeti u shpreh se për bizneset që ai ka nëpër shtete të ndryshme, ka pasur mbështetje nga qeveria për punonjësit e kompanive.

?Unë kam disa biznese në Itali, Shqipëri dhe Angli.
Administratorët kanë marrë komunikim zyrtar për cfatë mund të marrin.
Kemi marrë email nga qeverria angleze, një sasi parash jepej si kredi me një interes thuajse zero, qeveria do paguante 80% të rrogës për të gjithë të punësuarit nëse vetedeklaronim se ishim të prekur nga kriza. Edhe në Itali ndodh e njëta gjë, punonjësit marrin 70% të rrogës?, tha Shehaj në Top Talk./CNA.al

Lajmet e fundit nga