LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kriminelë me pelerina të zeza dhe prokurorë të korruptuar”/ Ja si e shikojnë qytetarët SPAK

27 Prill 2020, 09:46, Vetingu CNA
“Kriminelë me pelerina të zeza dhe prokurorë të

Institucioni i shpresës për shqiptarët, ai që do të luftonte krimin e organizuar dhe korrupsionin e 30 viteve demokraci, SPAK, duket se ka vdekur, ende pa lindur mirë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur si SPAK, u krijua rreth pesë muaj më parë, por deri tani ende nuk kemi parë asnjë rezultat. Dosjet kryesore për të cilat pritej drejtësi, janë zhdukur. Janë çuar në prokuroritë e rretheve.

Për ngritjen e SPAK janë miliona dollarë të shpenzuara nga partnerët tanë si SHBA dhe BE, por ky institucion është kthyer në strukturën më të dështuar që ka parë drejtësia në 30 vite.

Prokurorë me paga të majme nga taksat e qytetarëve, por shumë shumë larg pritshmërive të shqiptarëve.

Të paktën kështu shprehen vetë qytetarët, të cilët tregojnë qartë se SPAK, është shumë larg drejtësisë së pretenduar.

Më poshtë ne do të sjellim disa nga komentet e qytetarëve në rrjetet sociale, në lidhje me SPAK dhe çfarë ata mendojnë për prokurorët e tij.

Qytetarët e cilësojnë SPAK, si produkt i prokurorëve të korruptuar. Ka të tjerë që shkruajnë se është produkt i ish-sigurimit të shtetit. Ka edhe qytetarë që i cilësojnë prokurorët e SPAK si “kriminelë me pelerina të zeza”, e të tjera si këto.

Për më tepër shikoni komentet e mëposhtme:/ CNA.al

SPAK-u me lugën e çorbës së prishur të korrupsionit

SPAK, si gomone skafistësh

Dokumenti-SPAK përfshihet në skandal/ Prokurorët në shërbim të korrupsionit?

Prokurorë të dobët, të paaftë dhe shantazhues/ SPAK dështimi simbol i reformës në drejtësi

SPAK ka vdekur si Silvia Konti?!

SPAK një tufë me prokurorë dështakë apo të korruptuar

Lajmet e fundit nga