Connect with Us

Koronavirusi/ Mbajtja e maskës në Gjermani e detyrueshme

Bota

Koronavirusi/ Mbajtja e maskës në Gjermani e detyrueshme

Publikuar

-

Në Gjermani nga e hëna është vendosur detyrimi i mbajtjes së maskës në shumë ambiente publike, si supermarkete apo në qarkullimin urban. Si land i fundit e vendos detyrimin e maskës të mërkurën edhe Saksonia.

Në qarkullimin urban, në supermarkete, dyqane, qytetarët gjermanë duhet të mbajnë nga e hëna maska mbrojtëse, prej pambuku të qepura vetë ose edhe shall pambuku. Por landet kanë rregullore të ndryshme për mbajtjen e maskave. Në landin Renani-Veriore Vestfali për shembull maskat duhen mbajtur edhe në stacione autobusi, në taksi, bankë, pika karburanti, postë apo klinika. Si land i fundit e vendos detyrimin e maskës të mërkurën edhe Saksonia.
Detyrimi i maskës është prej moshës 6 vjeç dhe nuk vlen për njerëzit e sëmurë apo shpesh edhe për punonjëset në kasë. Në shkolla, për nxënësit e klasave të maturës nuk është detyrim mbajtja e maskës në mësim, por rekomandohet në korridore apo në oborret gjatë pushimit.

Lidhur me gjobat në rast të shkeljeve, shumë lande gjermane në fillim do të reagojnë të rezervuara. Fillimisht do të jepen paralajmërime, por në raste të caktuara do vendosen edhe gjoba. Në Berlin apo Saksoni-Anhalt thuhet se nuk do të ketë penalizime. Në Renani-Veriore Vestfali u lihet në dorë komunave vendosja e gjobave. Bavaria është më e rreptë. Në rast të shkeljeve në publik vendosen gjoba deri në 150 euro. Për ata pronarë dyqanesh apo qendrash ku vihen re shkelje të detyrimit të maskës mund të vendosen gjoba deri në 5000 euro.

LEXO EDHE:  69 raste të reja në 24 orë/ Ministria e Shëndetësisë jep detaje, ku janë vatrat e rrezikshme

Ndërkohë të hënën Bundeswehri solli më shumë se 10 milionë maska profesionale për mjekët e infermierët nga Kina. Ministrja e Mbrojtjes, Anngeret Kramp-Karrenbauer i mori maskat në Leipzig në dorëzim, nga ku ato do të shpërndahen tek ministritë e Shëndetësisë së landeve. Kramp-Karrenbauer theksoi rëndësinë e furnizimit. Vendimi për lirime të mundshme të masave të Coronës “varet shumë nga sigurimi i pajisjeve duhura mbrojtëse”, tha ajo. Aktualisht 15.000 ushtarë gjermanë janë aktivë në luftë kundër Coronës./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Covid/ Ministri italian i Shëndetësisë: Duhet të durojmë edhe gjashtë muaj!

Publikuar

-

Nga

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha sot se në fund të dimrit do të kemi shpëtuar nga koronavirusi.

Ai shprehet se fundi i dimrit do të jetë më i sigurt.

“Ne duhet të durojmë edhe gjashtë muaj të tjerë. Në fund të dimrit do të jemi të sigurt” – u shpreh Speranza gjatë një interviste me gazetën italiane ‘La Repubblica’



Ai gjithashtu shpreh entuziast për vaksinës teksa tha se ‘AstraZeneca’ ka rifilluar provat e fundit klinike të vaksinës së Oksfordit pasi rasti që pati efekte anësore u vërtetua se nuk kishte të bënte me antidodin kundër koronavirusit

LEXO EDHE:  Babë e bir me koronavirus/ Manastirliu: Kemi marrë mostrat e kontakteve të ngushta

LEXO EDHE:  Rusia mbyll kufijtë dhe fluturimet/ Ashpërson masat për shkak të koronavirusit

“Si Bashkim Europian ne jemi duke blerë një paketë vaksine 6 + 1, AstraZeneca është një nga gjashtë dhe është në fazë më të përparuar se të tjerët”, tha Speranza./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifrat-Bota nën “pushtetin” e koronavirusit/ Mbi 920 mijë viktima nga COVID

Publikuar

-

Nga

Numri i viktimave nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar shifrën e 920 mijë. Sipas të dhënave të ‘Johns Hopkins University’ deri tani në mbarë globin janë regjistuar 28,773,855 të infektuar me COVID-19, nga të cilët 920,467 kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë nga koronavirusi janë shëruar 19.439.157 persona. Në vend të parë si për numrin e viktimave dhe të personave të infektuar me COVID-19 e mban SHBA.



Në SHBA që prej nisjes së pandemisë janë infektuar 6,486,113 persona me koronavirus, nga të cilët kanë ndërruar jetë 193,701 persona. Më pas është India me 6,486,113 njerëz të infektuar, nga të cilët kanë ndërruar jetë 78,586.
Brazili është në vend të tretë me 4,315,687 persona të infektuar, nga të cilët kanë ndërruar jetë 131,210 persona.

LEXO EDHE:  Konfirmohen 4 raste të reja me koronavirus

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Shkon në 6-të numri i viktimave në Greqi

Edhe në Europë javët e fundit ka pasur një rritje të raste të reja më COVID-19. Në 24 orët e fundit Franca ka pasur një rekord rastesh. Autoritetet franceze raportuan të shtunën 10 561 raste të reja me koronavirus./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Marrëveshja në SHBA/ Albin Kurti mesazh Avdullah Hotit, paralajmëron arrestime

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja në SHBA/ Albin Kurti mesazh Avdullah Hotit, paralajmëron arrestime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është treguar shumë i ashpër me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.

Kurti në një intervistë dhënë televizionit të partisë së tij, TVV, ka dhënë madje mesazhe mjaft serioze, duke paralajmëruar se nëse ai vjen në pushtet, mund të ketë edhe arrestime në lidhje me veprimtarinë e Qeverisë Hoti.

“Kjo qeveri përmes temës së Ujmanit që vendosi në negociata, ia hapi temën Serbisë për të diskutuar pronën e Kosovës”, tha Kurti.



Duke akuzuar prokurorët kosovarë, Kurti ka thënë se në një shtet të së drejtës, që sipas tij synon të bëjë VV’ja, persona të këtillë nuk do të kishin vend as në liri.

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit nga Italia/ Regjistrohen 30 viktima nga koronavirusi në 24 orë

LEXO EDHE:  Rusia mbyll kufijtë dhe fluturimet/ Ashpërson masat për shkak të koronavirusit

“Po të kishte Kosova prokurorë të vërtetë, ata do të vepronin menjëherë. Shteti i së drejtës nuk do t’i durojë as në pushtet e as në liri, njerëzit e këtillë. Pikërisht rikthimi ynë në qeveri do ta mundësojë shtetin e së drejtës”, ka thënë Kurti, shkruangazeta ekspres.

LEXO TE PLOTE