LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klodiana Lala zbulon detaje/ "Dy atentatorët ndoqën 1 km vëllezërit Haxhia"

27 Prill 2020, 18:09, Kronika CNA
Klodiana Lala zbulon detaje/ "Dy atentatorët ndoqën 1 km

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje nga vrasja e dy vëllezërve në Durrës.

Lala tha se dyshohet se kanë qenë dy atentatorë, të cilët janë vënë në ndjekje të vëllezërve Haxhia për rreth një kilometër rrugë.

Ajo zbuloi se autorët i kanë zënë pritë vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj afër Spitallës dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Të dy të vëllezërit kanë mbetur viktimë dhe janë gjetur të pajetë në automjetin tip “Golf”, ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e shkaqjeve të këtij atentati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga