LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ka bredhur si bletë" nga një parti në tjetrën/ Meta: Nuk shqetësohem nga kritikat e stisura

27 Prill 2020, 19:10, Politikë CNA
"Ka bredhur si bletë" nga një parti në tjetrën/

Presidenti Ilir Meta kur ka qenë në krye të LSI-së është kritikuar shpesh për ndryshimet e marrëveshjeve, të cilat herë i lidhje me PD-në e herë me PS-në.,

Për këtë është pyetur edhe mbrëmjen e sotme, duke qenë se pas përplasjeve të fortave publike dhe pas protestës së dy marsit, duket se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama janë ngrohur marrëdhëniet.

Meta tha se gjithmonë ka marrrë përgjegjësi në të mirë të qytetarëve, ndërsa theksoi se nuk shqetësohet nga kritikat e stisura.

“Unë jam një politikan që pavarësisht nga pozitat e ndryshme gjithmonë kam marrë një përgjegjësi. Nuk shqetësohem asnjëherë nga kritikat e stisura. Aktet e mia janë tepër transparente. Të gjithë ata duhet të shohin letrën publike drejtuar kuvendit pak orë para se të miratoheshin ndryshimet”, deklaroi Kreu i Shtetit në një lidhje me Rtv Ora./ CNA.al

Lajmet e fundit nga