Connect with Us

“Janë me risk të lartë, duhet të studiohet mirë”/ Epidemiologu flet për hapjen e shkollave

Sociale

“Janë me risk të lartë, duhet të studiohet mirë”/ Epidemiologu flet për hapjen e shkollave

Publikuar

-

Mjeku epidemiolog Alban Ylli teksa komentoi situatën nga përhapja e Covid-19 në vend, u ndal edhe tek çështja e hapjes së shkollave.

Ylli tha në studion e Abc Neës, se për shkak se në shkolla ka një grumbullim të madh, është vendosur në aktivitete me risk të lartë nëse hapen. Sipas tij duhet të studiohet mirë situata, ndërsa duhet pritur edhe një muaj.

“Kjo ka qenë asyeja pse shkollat janë vendosur në prioritet e aktivitetit të fundit për tu hapur. Kjo për shkak se ka një grumbullim të madh dhe fëmijët jetojnë me gjyshërit. Ky është problem shumë i madh, por unë ndjej te kolegë të tjerë që ka një prirje për ti mbajtur shkollat ende të mbyllura. Duhet një debat më i gjerë. Në Shqipëri çështja e shkollave është vendosur te aktivitet me risk të lartë, duhet të presim edhe një muaj them unë për të qenë më të qartë. Teknikat që po përdorim tashmë gjatë kësaj hapje, mund të na ndihmojë në të ardhmen. Diskutohet qershori, nëse kemi një përkeqësim duhet të mendojmë për një zgjidhje”, u shpreh ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lehtësohet lëvizja/ Rama publikon videon: Gati leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama bën me dje se është lehtësuar lëvizja për bizneset e lejuara. Sipas Ramës në portain e-Albania është gati leja e qarkullimit sipas nevojës së subjekteve.

“Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për:
Transport për stafin me autobusë ose furgona
Leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30
Leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24”, sqaron Rama.

“Kujdes! Abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem.
Ndiqni videon orientuese për procedurën dhe të gjitha paqartësitë!” shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Mos na vini shkelmin”/ Tregtarët e Zdrales protestojnë pas mbylljes së tregut

Publikuar

-

Nga

Tregtarët e tregut të Zdrales në Shkodër, i mbyllur që më 14 prill, kanë dalë në protestë ditën e sotme.

Ata kërkojnë që t’u gjendet një hapësirë tjetër ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

“Mos na vini shkelmin”, thotë njëri prej protestuesve, teksa thekson se situata ekonomike e familjeve të tyre është rënduar së tepërmi.

Ato shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga paketat financiare të qeverisë, pasi janë tregtarë të lirë dhe nuk kanë nipt.

LEXO EDHE:  Situata e vështirë nga koronavirusi/ Manastirliu: Vijon vaksinimi i fëmijëve

LEXO EDHE:  Viktima e parë nga koronavirusi/ Rakacolli sqaron pse nuk e transportuan të moshuarën nga Durrësi

“Të na gjejnë vendin për të shitur, ne nuk duam që të na falin gjë. Jemi qytetarë të këtij vendi”.

Ky treg u mbyll më 14 prill pas një vendimi të komisionit për situatën atje, pasi nuk respektonte rregullat higjeno-sanitare të përcaktuara nga OBSH gjatë situatës pandemisë globale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nënprefekti na futi këtu si derra”/ Emigrantët në një hotel në Pogradec ngrihen në protestë

Publikuar

-

Nga

Disa emigrantë të kthyer nga Greqia të cilët janë akomoduar në një hotel në Pogradec kanë protestuar ditën e sotme duke kërkuar një takim me me përfaqësues të bashkisë për shkak të kushteve të hotelit, pamundësisë për të paguar akomodimin, por edhe për të siguruar ushqimet.

Emigrantët janë grumbulluar në hollin e godinës duke protestuar, pa ruajtur distancën dhe pa maska apo doreza.
“Nënprefekti tha mos kini merak dhe na futi këtu si derra ne. Dhe pastaj u zhduk nuk e ngre më as telefonin. Ça të bëjmë ne, vetëvendim?! Fondi është dhënë për hotelin”, shprehen disa prej tyre.

Ndërkohë në një vendim të botuar në fletoren zyrtare 10 ditë më parë thuhet se një pjesë e shpenzimeve për personat e riatdhesuar paguhet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që pjesa tjetër i faturohet vetë atyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE