Sociale
“Hapja do bëhet me 4 faza”/ Manastirliu: Masat do bazohen me mesataren e 15 rasteve në ditë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi mbrëmjen e sotme se hapja është planifikuar të jetë me 4 masa.
Manastirliu tha se aktualisht po aplikohet faza e parë e hapjes që ka menduar Kimiteti Teknik.
“Komiteti teknik ka realizuar një strategji të rihapjes në faza dhe ka vlerësuar 4 faza të rihapjes ë aktiviteteve dhe në bazë të disa kritereve të vendosura, bazuar në kurbën, numin e të shtruarve dhe kurben epidemiologjike dhe ka vlerësuar disa faza të hapjes”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.
Ministrja tregoi se mesatarja e rasteve të reja është 15 dhe në bazë të kësaj mesatarje do të vijohet me masat.
“Kemi kriteret e çdo faze të hapjes, kemi vlerësuar rriskun për secilën fazë. Rastet pozitive klasifikohen në disa aspekte që do të thotë nëse në fazën e parë do të kemi mbi 15 raste pozitive në ditë përmbi një mesatare të rasteve që është rreth 15 raste të reja në ditë, ne do të themi që do të vijojmë në fazën e dytë. Nëse numri do të rritet do të kalojë mbi mesatare nuk do të kalojmë në fazën e dytë, do të mbajmë frenat e emergjencës”, nënvizoi Manastirliu./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Erë e fotë dhe rrebesh shiu/ Meteorologët bëjnë parashikimin për fundjavën
Fundjava në vendin tonë do të shoqërohet me reshje të dendura shiu. Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb u shpreh se kryesisht reshjet do të jenë...

Shi dhe dëborë/ Zbuloni si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme
E hëna do të nis me mot kryesisht të vranët dhe më mesditë pritet të ketë kthjellime. Të martën parashikohet të ketë reshje shiu, po...