Connect with Us

Foto-Gati “ushtria” e Republikës së re/ “Prijësi” i Bashës nuk di shqip

Politikë

Foto-Gati “ushtria” e Republikës së re/ “Prijësi” i Bashës nuk di shqip

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ka krijuar një “ushtri” e cila duket se do ti sjellë fotoren e sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.

Në fillim ishte “cirku i Amsterdamit”, i Republikës së re, ku kreu i PD-së në Finiq i shpall luftë, me tigra dhe me ushtarë dhe Topa kundër kinezëve, duket se po fillon fushatën.

Një fushatë dhe një strategji elektorale e sigurtë që i garanton fitore Lulzim Bashës dhe Republikës së tij të re.

LEXO EDHE:  Drejt dështimit me shpejtësi/Hapi pas i Bashës me minjtë e Çilit

Ndërkohë, edhe kreu i Republikës së re, Dashnor Aliko ka bërë gati “ushtrinë” për luftë, por mesa duket paska nevojë edhe për një mësues të gjihës shqipe.

Sikurse shikohet në foton e mëposhtme, kryetari i Bashës, ai që do udhëheqë fushatën e në Gjirokastër, kam probleme serioze me gjuhën shqipe./ CNA.al

Foto-Me tigra dhe topa kundër kinezëve/ Zbulohet strategjia që do i sigurojë fitoren Republikës së re

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kukull në duart e Berishës dhe Metës’/ Basha: Kryetari jam unë dhe i vetmi

Publikuar

-

Nga

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se shumë persona që janë anëtarë të Partisë Socialiste do të votojnë për Partinë Demokratike. Më tej, ai shprehet se për 8 vite qeveria e ka pllakosur rininë, arsimin dhe shëndetësinë.

“ Ky është  ndryshimi themelor. Unë po zhvilloj një fushatë normale që do të sjellë në qendër të vëmendjes shqiptaret. Problemet e këtyre 8 viteve po kërkojnë zgjidhje, 25 prilli do të jetë një ditë ku shqiptaret do të votojnë për hallet që I kanë pllakosur, rininë, shëndetësinë, arsimin. A vazhdohet ,më si këto 8 vite, me tullumbace elektoralë para zgjedhjeve apo ka ardhur kohë për të ndryshuar. “, u shpreh Basha.

Basha në një intervistë për Report Tv ka komentuar mbi akuzat e Ramës që ai është një kukull në duart e Berishës dhe Metës.

 “Kjo është një pyetje që përgjigjen e ka marrë. Kryetari jam unë një dhe verem një. Si ka mundësi që pasi ke qeverisur për 8 vite që ke pas aq pushet si askush që nga Enver Hoxha. çfarë bëre këto 8 vite. Përgjigjja është pothuajse asgjë. shqiptaret do të ditë të votojnë me votën për ndryshimin dhe do  të dinë të vlerësojnë edhe këtë kulturë të re politike, ku në fushate shkohet më program. Ai të përballet me shqiptarët.

ai nuk përballet sepse nuk ka me çfarë të përballet. Zgjidh fushën dhe me thuaj ca ka bërë, nuk vjen në debatin që kam ftuar por nuk vjen. Unë kam plane konkrete dhe një kryeministri në ikje që riciklon ofendimet qe ka bere.”, u shpreh Basha/ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mesazhet e fushatës, si po kërkojnë kandidatët votën e 25 prillit?

Publikuar

-

Nga

Mesazhet e fushatës, si po kërkojnë kandidatët votën e 25 prillit?

Në një fushatë aspak të zakonshme, për shkak të pandemisë së covid 19 dhe ndalimit të grumbullimeve, kandidatët nga të gjitha subjektet politike, kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’i kërkuar qytetarëve votën e 25 prillit.

Stafi i kandidates së PS Ermonela Felaj, e cila nga qarku i Beratit këtë herë kandidon në Tiranë, ka shpërndarë derë më derë disa fletëpalosje ku qytetarët kanë mundësi të njihen me formimin e saj, si dhe backgroundin politik.

Ajo fton qytetarët të votojnë numrin 12 për partinë dhe 13 për kandidatin, pozicion në të cilin është vendosur në listë.

Më fto për kafe është nisma e kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Agron Shehaj me të cilën synon  të takohet me qytetarët për të njohur nga afër problemet por edhe idetë e tyre.

Nga nisja e fushatës, telefonatat nga zyrat e subjekteve të ndryshme zgjedhore janë bërë të shpeshta. Telefonuesit, kërkojnë pak kohë për të njohur me kandidatin e tyre dhe për të marrë informacion nëse jeni mbështetës i tij .

Përdorimi i rrjeteve sociale është një tjetër mënyrë për të shpërndarë ofertën politike.

Eduart Shalsi, është i 18 në listën e kandidatëve të partisë socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një mesazhi në facebook ai kërkon mbështetjen për numrin 18,  madje në fund kërkon që qytetarët t`i lënë edhe numrin e telefonit.  

Të rinj të partisë demokratike, janë parë gjatë këtyre ditëve të trokasin në dyert e banesave të qytetarëve, duke u prezantuar nga vijnë dhe duke kërkuar informacion mbi numrin e votuesve, qendrën e votimit , sipas dëshirës edhe prirjen e votës.

Të tjerë kandidat po aplikojnë dërgimin e mesazheve në telefon.

I tillë është rasti i kandidatit Xhemal Qefalia, por edhe kandidatëve nga forca të tjera politike.

Përpara nisjes së fushatës elektorale, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përmes një njoftimi për shtyp, deklaroi se po ndjek me vëmendje veprimtaritë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021.

Në njoftim thuhet se zyra e Komisionerit, po e monitoron situatën në vijimësi dhe do të vlerësojë çdo rast të cenimit të të drejtave të subjekteve të të dhënave personale si dhe nxit të gjithë qytetarët të jenë të ndërgjegjësuar për ushtrimin në praktikë të të drejtave të tyre, që garantohen nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale, duke denoncuar çdo rast të keqpërdorimit të tyre./euronews 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hajdari bën denoncimin e fortë/ Kriminelë me makina të blinduara takuan politikanë me peshë, qyteti u fik!

Publikuar

-

Nga

Hajdari bën denoncimin e fortë/ Kriminelë me makina të blinduara takuan politikanë me peshë, qyteti u fik!

Deputetja Rudina Hajdari, kandidate e ‘Nismës Thurje’ në Elbasan, ka denoncuar vazhdimisht se si grupet kriminale mbështesin partitë politike në zgjedhje, konkretisht PS-PD, duke garantuar shitblerjen e votës, madje dhe përmes shantazheve.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al, ajo tha se i qëndron 100% deklaratave dhe se organizatat kriminale kanë mbëshetje politike dhe janë të ndara mes forcave të vjetra.

Sipas saj, sa herë ka zgjedhje ato aktivizojnë të gjitha strukturat e tyre dhe i vënë në shërbim të shtabeve elektorale.

Madje, sipas Hajdarit, sa më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë shohim e kemi për të parë konflikte të forta të cilat do të jenë derivat i përplasjes së këtyre organizatave kriminale.

Ajo zbuloi gjithashtu, se disa ditë më parë në Librazhd, makina të blinduara u parkuan në mes të sheshit të qytetit, dhe disa  persona të lidhur me krimin e organizuar takuan disa personazhe politike me peshë në qytet dhe më pas u larguan.

Në Elbasan operojnë disa organizata kriminale të cilat janë ndër më të fuqishmet në vend. Biznesi i tyre kryesor është importimi dhe përpunimi i kokainës nga Amerika Latina e më pas eksportimi i saj drejt vendeve europiane.

Këto organizata kanë mbështetje politike dhe janë të ndara mes forcave të vjetra të politikës shqiptare. Nëse shikoni historikun rritja apo zbehja e aktivitetit të tyre varet nga forca politike që është në pushtet. Aktiviteti i tyre kriminal mbështetet nga qeveritë përkatëse dhe për këtë arsye sa herë ka zgjedhje ato aktivizojnë të gjitha strukturat e tyre dhe i vënë në shërbim të shtabeve elektorale. Për rrjedhojë sa më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë shohim e kemi për të parë konflikte të forta të cilat do të jenë derivat i ërplasjes së këtyre organizatave kriminale. Ndaj unë them shpesh se partitë e vjetra operojnë si banda, sepse në fakt ligjin e bëjnë bandat. Jo më larg se disa ditë më parë në Librazhd ndodhi një skenë e pakëndshme për banorët. Disa mjete të blinduara u parkuan në mes të sheshit të qytetit, persona të lidhur me krimin e organizuar takuan disa personazhe politike me peshë në qytet dhe më pas u larguan. Gjatë kësaj periudhe qyteti sikur u fik, askush nuk pipëtinte dhe në fakt askush nuk guxoi as të bënte një video.

Ky është një akt i pastër intimidimi ndaj qytetarit, një kërcënim për të orientuar votën e tyre aty ku ka interesin organizata kriminale.”

LEXO EDHE:  Deputeti i PD/Në parlament janë 15 deputetë ish-sigurimsa

LEXO EDHE:  Grupi i ri parlamentar i opozitës/ Zbulohen “tradhëtarët” e Bashës

Kundrejt këtyre kërcënimeve, Hajdari dha e një mesazh për qytetarët, duke bërë apel që të mos tremben nga presioni dhe intimidimi, port ë bëjnë zgjedhjen e duhur me 25 prill.

Ndryshimi nuk do të vijë me magji por me votë. Nëse je i lodhur nga të njëjtat fytyra që premtojnë të njëjtat gjëra për 30 vite dhe nuk prodhojnë asgjë në dobinë tënde, ka ardhur koha ti ndëshkosh me votë dhe të mbështesësh të rinj e të reja që kanë pasion dhe energji për të punuar për vendin. Në 25 Prill dil dhe voto për mua dhe skuadrën time.

Mos u tremb nga presioni dhe intimidimi, ata nuk mund të na bëjnë dot asgjë nëse ne jemi të bashkuar.

Jam e sigurtë se në 25 prill ju do të bëni zgjedhjen e duhur dhe së bashku do të nisim një rrugëtim të ri për Shqipërinë, për ta lënë pas korrupsionin, varfërinë, krimin dhe emigrimin.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE