Connect with Us

“Flasin broçkulla dhe bëjnë shfaqje banale”/ Rama-Bashës: Ke humbur shancin e artë

Politikë

“Flasin broçkulla dhe bëjnë shfaqje banale”/ Rama-Bashës: Ke humbur shancin e artë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama në një lidhje me “Real Story” tha se opozita ka humbur shansin e artë për të bërë detyrën ndaj atdheut në situatën e vështirë që po përballet vendi nga Covid-19.

“Mendoj që ka humbur deri tani një mundësi të artë për të bërë detyrën karshi atdheut dhe për të ngritur stekën e nivelit të vet. është e vetma opozitë nga të gjitha ato që kam ndjekur, pasi ndjek shumë shtete menjëherë se çfarë bëjnë qeveritë dhe opozitat.

LEXO EDHE:  Jepen sinjalet e bashkimit/Ish-kreu i LSI ftesë PD: Ka vend për të gjithë, jemi përballë Ramës

Kjo është e vetmja opozitë ku që flet për çuarje prapa hekurave, për dosje në prokurori, korrupsion me tendera, lloj- lloj broçkulash. Sepse i është dhënë mundësia që përpara se të bëjë këto shfaqje banale të bëjë diçka tjetër, të marrë informacion dhe për të qenë pjesë e një tryeze.

Opozita nuk i është përgjigjur sfidës së madhe që po i  bën  popullit tonë ky armik i padukshëm, por së paku Presidenti Republikës ka bërë gjënë  e duhur”, tha Rama./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Prill i dytë ngjalash” mes Ramës dhe Metës?/ Basha: Nuk diskutoj lajme sensacionale me karavidhe

Publikuar

-

Nga

“Darka e ngjalave” të 1 prillit të 2013-ës në Gjirin e Lalzit u mbyll me një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, pas një takim që zgjati mbi 7 orë për aleancën e tyre kundër Sali Berishës.

Duke marrë shkas nga kjo dhe nga marrëdhënia e Ramës me Metën gjatë ditëve të fundit, kryetari i opozitës Lulzim Basha u pyet në studion e Syri Tv nëse i trembet një “prilli të dytë ngjalash”.

Basha nuk pranoi të diskutojë për këtë temë, ndërsa ironizoi duke i cilësuar si lajme sensacionale me karavidhe dhe ngjala.

LEXO EDHE:  Basha në panik/ “Arratiset” nga Kuvendi

LEXO EDHE:  Jepen sinjalet e bashkimit/Ish-kreu i LSI ftesë PD: Ka vend për të gjithë, jemi përballë Ramës

“Komentet jashtë emergjencës pandemike dhe nuk ka ndërmend ta shkelë këtë rregull për Presidentin e Republikës. Lajme sensacionale me karavidhe dhe ngjala në kohën e pandemisë nuk i diskutojmë”, deklaroi kryedemokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Tiranë.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” bën me dije se tëmeti ishte me lëkundje 3.2 ballë të shkallës Rihter.

Mësohet se epiqendra ka qenë 29 kilometra nga Tirana dhe 13 kilometra nga Shijaku.

Lëkundjet kanë qenë me 2 kilometra thellësi, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Përplasje” për protestat/ Basha “injoron” Berishën: S’kam ndërmend të shfrytëzoj shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD, Lulzim Basha

Prej  disa ditësh kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë hapur kundër ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përplasjet janë pikërisht për thirrjet e këtij të fundit për protesta.

Për këtë u pyet mbrëmjen e sotme në studion e Syri Tv kryedemokrati, por duket se po vazhdon ta thellojë këtë përplasje me Berishën. Ai tha se PD nuk do t’i shfrytëzojë qytetarët në këtë moment.

LEXO EDHE:  Zbulohen detaje/ Pse Basha shkarkoi servilin e radhës

LEXO EDHE:  Pas G.D.-së, edhe Salianji kërkon lista të hapura

“PD është panë njerëzve ata që kanë dalë kanë mbështetjen tonë. Unë dua të ndaj dy gjëra. PD nuk ka ndërmend të shfrytëzojë shqiptarët në këtë moment, por ka detyrë t’i thërrasë, t’i nxisë, t’i dëgjojë”, deklaroi Basha./ CNA.al

Thirrjet për protesta/Basha del hapur kundër Berishës

Thellohet “lufta” Berisha-Basha/ Ish kryeministri këmbëngul: Duhen protesta të fuqishme

LEXO TE PLOTE