Connect with Us

Fitoi betejën me koronavirusin/ Boris Johnson rikthehet në punë

Bota

Fitoi betejën me koronavirusin/ Boris Johnson rikthehet në punë

Publikuar

-

Kryeministri britanik Boris Johnson është rikthyer në punë pas një muaji, pasi u shërua nga koronavirusi.

Joghnson u shtrua për rreth një javë në Spitalin St Thomas në Londër, dhe tre ditë ndenji në kujdesin intensive pasi u shtrua në 5 Prill.
Johnson do të rifillojë detyrën me kohë të duke nisur kryesimin e takimit të rregullt të kabinetit sot në mëngjes.

Ndërkohë në Britaninë e Madhe numri i të infektuarve nga koronavirusi është rreth 155 mijë kurse numri i viktimave ka shkuar në rreth 121 mijë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Industria gjermane e robotikës i shpall luftë Coronës

Publikuar

-

Nga

Përdorimi i robotëve në industri ka qenë një temë mjaft e debatuar. Shumë vetë i trembeshin humbjes së vendit të punës. Por tani në krizën e Coronës po dalin në pah avantazhet e automatizimit.

Që në fillim duhet thënë, se robotët janë natyrisht të imunizuar ndaj viruseve të Coronës dhe proceset e automatizimit ndihmojnë për të mbajtur prodhimin në lëvizje.” Patrick Schwarzkopf nga Shoqata Gjermane e Prodhimit të Makinerive dhe Pajisjeve, (VDMA) përmbledh avantazhin e punës së automatizuar në kohën e pandemisë. Por ai shton se “megjithatë nuk mund të hiqet dorë nga njeriu në fabrika, e kjo do të mbesë kështu.” Këtë e tregon këto kohë krize të Coronës bashkëpunimi mes njeriut dhe “robotëve bashkëpunues”, të ashtuquajtur “Cobots”, që punojnë dorë më dorë me kolegët e tyre prej mishi e gjaku. “Ata asistojnë punëtorin nga fër, pa pasur frikë se prej tij mund të dalë një rrezik infektimi”, thotë Schwarzkopf.
Edhe Susanne Bieller, sekretare e përgjithsme e Shoqatës Ndërkombëtare të Industrisë së Robotikës, (IFR) sheh të njëjtin avantazh. Krahas kësaj, sipas Bieller, robotët japin kontribut “që të minimizohet personeli i kërkuar në repartet e prodhimit.” Aktualisht personeli ndahet në turne të caktuara, që të mos ketë takime të drejtpërdrejta. Edhe këtu ndihmon robotika, “nëse në të ardhmen çdo të dytin vend pune mund ta zëvendësosh me robotët.”

Bashkëpunim në kohë krize

Në krizën aktuale bëhet fjalë që proceset e prodhimit të jenë të shpejta dhe fleksibël. Sipas Susanne Bieller, këto procese janë të varura nga dija e nevojshme, që nuk arrihet të ndërtohet kaq shpejt.” “Nëse unë për shembull kam ekspertizë në saldim, atëherë do ta kem shumë të vështirë të riorientohem në një proces qepjeje.” Megjithatë ka shembuj që tregojnë, se shpejtësia nuk është ndonjë punë magjike. Dy anëtarë të shoqatës VDMA, firma “PIA Automation” dhe prodhuesi i makinerive speciale, Ruhlamat janë bashkuar aktualisht për të prodhuar maskat mbrojtëse për fytyrën, thotë Schwarkopf.
“Pragmatikë dhe të orientuar nga zgjidhjet”

Prej vitesh robotët kanë pasur një problem imazhi. Ato konsideroheshin si simbol i humbjes së punës dhe largim i njeriut nga bota e punës. Por sipas VDMA deri më tani “nuk ka raportime për rezerva të tilla apo kundërshtime”. Patrick Schwarzkopf thotë se, „të gjithë pjesëmarrësit veprojnë në mënyrë pragmatike dhe të orientuar nga zgjidhjet.”

LEXO EDHE:  Shtohen rastet me koronavirus/ 3 autoambulanca mbërrijnë tek Infektivi

LEXO EDHE:  Shtohen rastet me koronavirus/ 3 autoambulanca mbërrijnë tek Infektivi

Susanne Bieller thekson, se rezervat ndaj robotëve i përkasin së shkuarës. Tani vlen „që automatizimi ndoshta ndihmon që të pengojë që të mos kaloj në punë me orar të shkurtuar apo të humbas vendin e punës.”

Ekspertët presin që imazhi i robotit si koleg të bëhet i qëndrueshëm. Susanne Bieller është optimiste. „Nëse firmat kanë guxuar të hedhin hapin e parë në automatizim, atëherë ato janë të bindura për avantazhet dhe i zgjerojnë ato.” Në tërësi e gjithë dega e prodhimit të industrisë dhe makinerive është optimiste në këtë drejtim. Bieller thotë se „pranueshmëria për robotët është e madhe. Ato nuk shihen si konkurrencë, por si mbështetje.”

Patrick Schwarzkopf e mbështet këtë qëndrim. „Tek ata që punojnë me robotët imazhi është shumë i mirë. E para nuk ka pasur humbje të vendeve të punës, robotët madje i sigurojnë ato. E dyta përmirësohet vazhdimisht cilësia e punës, sepse robotët marrin përsipër procese që përsëriten, monotone dhe jo ergonomike.” Për Susanne Bieller automatizimi i proceseve industriale ka edhe avantazhe ekologjike. Tani përjetojmë që proceset e prodhimit ndërpriten për shkak të problemeve me furnizimin, thotë Bieller. Për këtë të ndihmon automatizimi, „kur me ndihmën e robotikës sërish mund të prodhohet në mënyrë lokale dhe të shkurtohen rrugët e gjata të furnizimit.” Ky diskutim ka filluar që tani, thotë Bieller./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Video emocionuese-Para 4 muajsh u operua në zemër/ Vogëlushja mposht koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Një vogëlushe me emrin Erin është cilësuar si “fëmija mrekulli” pasi luftoi me koronavirusin për dy javë.

Erin Bates nga Liverpool, e cila ka vetëm 6 muaj jetë, prej ditësh ka qenë me frymëmarrje të drejtuar me një respirator për shkak të koronavirusit. Erin është cilësuar si rast mrekulli, pasi vogëlushja vuante nga disa sëmundje të tjera shoqëruese. Në muajin dhjetor 2019, ajo iu nënshtrua një operacioni në zemër dhe kishte probleme me frymëmarrjen.

Pas dy javësh betejë në spitalin e fëmijëve, vogëlushja ka mund t’ia dalë dhe të fitojë betejën e saj duke përlotur mjekët të cilët u kujdesën për të gjatë kësaj kohe. Një video emocionuese është publikuar nga mediat e huaja, momenti kur vogëlushja ka dalë nga izolimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të infektuarve në Kosovë/ Konfirmohen 32 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë ka konfirmuar 32 raste të reja pozitive me Covid-19.
Po ashtu, bëhet e ditur se 1 person është shëruar.
Të infektuarit janë raste kontakti dhe vijnë nga këto vendbanime në Kosovë.

Nga data 08 shkurt deri më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.479 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 763 raste, ndërsa gjithsej 21 persona kanë ndërruar jetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE