LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E zbulon vetë Ramadani: Do transferohem te një ekip i madh

27 Prill 2020, 15:46, Sport CNA

Ylber Ramadani është një kontribuesit më të mëdhenj në fushën e blertë të ringritjes së Partizanit në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Para tre vitesh ai i la të kuqtë dhe kaloi te Velje në Danimarkë, ku ka luajtur vazhdimisht. Në një lidhje me ?Super Sport?, mesfushori nga Ferizaj tregon se ka oferta nga klubet gjigante të Danimarkës dhe në verë pritet të bëjë hapin e madh.

SITUATA NË DANIMARKË- Nuk mund të mbaj Ramazan, pasi jam duke kryer stërvitje e për këtë arsye nuk mundem. Këtu në Danimarkë ka filluar jeta normale dhe janë hapur të gjitha gjërat. Jemi shumë të lirë mund të stërvitemi jashtë e të pimë kafe.

RIFILLIMI DHE PAGAT- Sot kam marrë një mesazh dhe kishim plan që të fillonim këtë javë. Ne në këto kohë nga paguan shteti dhe jo klubi e për këtë arsye nuk kemi pasur ulje. Nëse fillojmë stërvitjen ndalen automatikisht pagat dhe i paguan klubi.

PLANI- Stërvitjen në grup e kemi për të filluar javën e ardhshme e do të bëjmë teste çdo javë nëse je infektuar apo jo. Në datën 27 maj është bërë plan dhe nëse një lojtar del pozitiv nuk do të zhvillohet.

MALLI PËR TIRANËN- Unë për momentin jam i përqendruar të luaj në Europë e më pas me kombëtaren. Nuk e harroj aventurën me Partizanin që më dha mundësinë për të luajtur në Superligë. Dy vitet që kam luajtur më janë dukur si dy ditë. Më mungon jeta në Tiranë, pasi kur thërrisje dikë për kafe të vinin katër veta, ndërsa këtu nuk vjen asnjë.

SORMANI- E falenderoj, pasi me kanë dhënë shumë. Ka qenë ai, që më ka marrë këtu në Danimarkë. I shkruaj çdo ndeshje e për mua është një trajner, që nuk e harroj kurrë. Gjithashtu edhe Partizanin, presidentin Demi, Starovën e të gjithë, që më kanë ndihmuar.

SEZONI AKTUAL- Pas stërvitjes praktikoj çdo ditë 30 minuta gjuajtje dhe trajneri më ka thënë të gjuaj kur më jepet mundësia. Ky sezon është më i mirë në karrierën time që kur kam nisur të luaj futboll si profesionist. Te kombëtarja U21 kemi pasur një grup shumë të mirë e nëse do të fitonim atë ndeshje do të ishim në Europian.

E ARDHMJA- Kam biseduar para dy ditësh dhe katër skuadrat e para në kampionat janë të interesuara për mua. Kam ndryshuar menaxher e po presin miratimin tim për të nisur bisedimet për të kaluar në 4 klubet e para në Danimarkë.

Lajmet e fundit nga