Connect with Us

E ka goditur kriza e koronavirusit, Barcelona nxjerr në shitje disa lojtarë

La Liga

E ka goditur kriza e koronavirusit, Barcelona nxjerr në shitje disa lojtarë

Publikuar

-

Barcelonës iu desh kjo ndërprerje e befasishme për t’i dalë në “breg” të gjitha problemet financiare dhe sociale brenda klubit. Në media raportohet se katalanasit janë në kërkim të Lautaros dhe Nejmar, por siç zbulohet ata janë në vështirësi të thella financiare dhe duhet të shesin patjetër lojtarë, në mënyrë që të balancohen financat e klubit.

Gerard Romero, gazetar dhe njohës i mirë i klubit zbulon se Barcelona ka nxjerrë në shitje një pjesë të madhe të lojtarëve për të përfituar sa më shumë të ardhura. Ndërkohë, lojtarët nga ana e tyre nuk duan të largohen dhe ç’e vështirëson më shumë situatën është fakti se klubet nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha këtë verë.

Presidenca Bartomeu është zhytur në probleme të mëdha, teksa ditë më parë, një ish-anëtar i bordit akuzoi për abuzim me fondet nga zyrtarë të lartë klubit dhe paralajmëroi se Barça ka borxhe të mëdha financiare. Mbetet të shihet se ç’do të ndodhë, teksa në fund të këtij viti pritet të zhvillohen zgjedhjet e reja për president.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Ndeshja ndaj Teutës, Soldado futet në historinë e Granadës

Publikuar

-

Nga

Granada nuk e pati aspak të vështirë të kualifikohej për në turin e tretë të Ligës së Europës ditën e djeshme teksa mposhti me shifrat e thella 0-4, Teutën. Durrsakët nuk ia dolën të bënin rezistencë dhe madje u ndëshkuan që në minutën e pestë të pjesës së parë, teksa Roberto Soldado nuk fali nga brenda zonës duke mposhtur portierin Frashëri me një goditje shumë të kalibruar.

Pikërisht, ky gol ishte i veçantë për sulmuesin 35-vjeçar, po ashtu ishte i veçantë edhe për klubin spanjoll. Granada e kishte përballjen ndaj Teutës të parën në histori në lidhje me kompeticionet europiane, ndërsa ish-sulmuesi i kombëtares së Spanjës u shndërrua në futbollistin e parë në historinë e klubit që realizon në Europë.



Një arritje të cilën klubi, por edhe sulmuesi do ta mbajnë mend dhe do ta shënojnë në librat e historisë teksa do të kujtojnë përballjen me ekipin shqiptar të Teutës.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Arrihet akordi, Tottenhami merr futbollistin e Real Madridit

Publikuar

-

Nga

Totenhem ka arritur marrëveshje totale me Real Madridin për mbrojtësin Serxhio Reguilon. Klubi anglez do paguajë 30 milionë euro për spanjollin.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet të enjten. Në kontratë ka një klauzolë që e lejon Real Madridin ta marrë mbrapsht mbrojtësin për 35-40 milionë euro.



Për Reguilon në garë ishte edhe Mançester Junajtid.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E kërkoi me ngulm Kuman, Barcelona arrin marrëveshjen me lojtarin holandez

Publikuar

-

Nga

Memfis Depaj do të jetë lojtari i ri i Barcelonës. Në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi, teksa marrëveshja mes klubit spanjoll dhe Lionit që zotëron kartonin e lojtarit është arritur.

 



Gazeta e madhe holandeze, “De Telegraaf” shkruan se Barvelona ka arritur marrëveshjen për transferimin e Depajit për shifrën e 25 milionë eurove. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.

Kujtojmë se sulmuesi holandez është një dëshirë e madhe e trajnerit të katalanasve, Rnald Kuman, i cili i kishte kërkuar drejtuesve të bënin të pamundurën për ta afruar dhe tani gjithçka duket se është mbyllur.

LEXO TE PLOTE