LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga ngjarja me 2 viktima në Lezhë/ Njëri prej tyre është rapsodi i njohur

27 Prill 2020, 14:50, Kronika CNA
Detaje nga ngjarja me 2 viktima në Lezhë/ Njëri prej tyre

Detaje të reja janë zbardhur nga nga ngjarja më dy të vdekur në Lezhë.
Një prej viktimave është rapsodi i njohur Kol Murrani ndërsa tjetri është identifikuar si Preng Simoni.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së tyre, ndërsa policia paraprakisht bën me dije se ata mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
?Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga