Connect with Us

Denoncimi i fortë/ “Karantina me kushte skandaloze, të riatdhesuarit me fëmijë flejnë në makinë”

Denoncim

Denoncimi i fortë/ “Karantina me kushte skandaloze, të riatdhesuarit me fëmijë flejnë në makinë”

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak momente më parë një denoncim të një qytetari që është riatdhesuar nga Franca së bashku me familjen.

Berisha ka publikuar foton e një të miture duke fjetur në makinë, ndërsa duke iu referuar qytetarit deklaron se kështu e kalojnë natën vogëlushët për shkak të kushteve të këqija të karantinës.

Berisha thotë se kjo që po bën qeveria për karantinimin e të riatdhesuarve është mashtrimin zyrtar, pasi pretendon se këta të fundit po jetojnë në kushte skandaloze.

“Përshëndetje! Quhem M.Shabanaj dhe jam kthyer dje nga Franca me gruan dhe dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç. Zonja ministre e ka dhënë një urdhër që ata që janë me fëmijë duhet të karantinohen në shtëpi dhe për këtë punë kam ardhur nga Franca por më morën pa më pyetur dhe më sollën në oborr të konviktit në Shkodër.

LEXO EDHE:  "Më duhet të shkoj tek fëmijët e mi"/Modelja shqiptare fajëson Trump për trafikun

Po flejmë jashtë në oborr me gruan dhe fëmijet se brenda ska asnjë kusht, as banjo, as ujë, as krevat, asnjë lloj gjëje. I kam dhe me foto. Ju lutem është urgjente se nuk durojnë fëmijët dhe kemi që të martën pa u larë”, thuhet në mesazhin e qytetarit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

UGJSH denoncon me dokumenta/ Gazetari përfundon i pandehur nga disa efektivë se i zbuloi shkeljet

Publikuar

-

Nga

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar mbrëmjen e sotme rastin e një gazetari shqiptar që ka përfunduar si i pandehur përballë një procesi gjyqësor me efektivë të Policisë së Shtetit dhe prokurorisë lokale

Unioni bën me dije se Gjykata e Fierit në datën 15.04.2020 i ka paraqitur gazetarit Vladimir Muçaj, Fletë-thirrjen për t’u paraqitur në datën 27.04 2020 për dëgjesë në cilësinë e të pandehurit në çështjen me kërkues: Prokuroria Fier me objekt dërgim i çështjes për gjykim.

UGSH ka publikuar disa dokumenta, me të cilat pretendon se kuptohet se si një reporter nga denoncues mund të përfundojë në i pandehur nga organet e rendit dhe drejtësisë në këtë vend.

“Kohë më parë, reporteri Vladimir Muçaj, njeherësh kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për Qarkun Fier, kishte denoncuar pranë autoriteteve policore të qarkut Fier dhe ministrit të Brendshëm zotit Sandër Lleshaj, shoqërimin për disa orë në komisariat dhe shkeljet e procedurave nga punonjës së Patrullës së Komisariatit, Fier. Ankesa dhe denoncimi i gazetarit shkaktuan reagimin institucional të ministrit dhe të institucionit të Kontrollit të Brendshëm. Kolegu ynë reagimet e veta publike i vijoi duke shprehur ankesa të adresuara, për sjelljet dhe shkeljet e punonjësve të policisë ndaj tij. Në letrën e përgjigjes që merr nga drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, me firmë dhe vulë, zoti M. Rrumbullaku konfirmohen shkeljet proceduriale si dhe bëhet i njohur njoftimi për propozime masash ndaj punonjësve të Patrullës që kanë të bëjnë me rastin, nga Drejtoria e Standarteve në Policinë e Shtetit.

Por mesa duket, vullneti për të pasur një gazetar të pandehur, paska qenë i pandalshëm për organin e Policisë lokale dhe Prokurorinë e Fierit. Me bindje kanë nisur një proces dhe e kanë sjellë atë në gjykatë duke mos patur asnjë stepje përballë realitetit absurd të kthimit të denoncuesit në të pandehur. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e denoncon këtë proces gjyqësor të nisur ndaj gazetarit dhe kryetarit të UGSH-së në qarkun Fier, si një akt të paprecedent dhe si një proces kundër gazetarëve në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  ” Shifrat janë manipuluar”/ Berisha: Numri i viktimave 2 herë më shumë se raportohen

LEXO EDHE:  Video/ Basha nis avazin e aventurave në makinë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë konfirmon publikisht ndjekjen dhe përfshirjen në monitorim të të gjitha hapave të këtij procesi të montuar ndaj gazetarit, ndërsa bën me dije se në seancën gjyqësoredrejtues dhe përfaqësues të organizatës do të jenë prezentë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dokumentet/ Zbulohet kontrata e Bashës me kompaninë që lobon në SHBA, për diktatorin e mbështetur nga Rusët

Publikuar

-

Nga

Lulzim Bashës, nuk i ndahen skandalet sapo ai firmos një kontratë lobimi në SHBA.  CNA.al ka mundur të sigurojë nga burime zyrtare kontratën e firmosur nga Gazmend Bardhi në emër të PD me Sonoran Policy Group, LLC, kompani lubuese në SHBA me qendër në Washington. Kontrata që mban firmën e Gazmend Bardhit dhe vulën e Partisë Demokratike, është deklaruar nga kompania Sonoran Policy Group, LLC në Departamentin Amerikan të Drejtësisë në datën 20 mars, pra vetëm një muaj më parë. Data zyrtare e firmosjes së kontarëts nga Gazmend Bardhi për PD mban datën 10 mars 2020.

 Kontrata e PD, firma Gazmend Bardhi

Kur bota po goditej nga pandemia e Covid-19, Luli conte sekretarin e tij për të firmosur në SHBA. Ka disa të dhëna se Lulzim Basha prej gati dy vjetësh nuk udhëton dot përtej oqeanit dhe për këtë ka pasur dhjetra raportime mbi mundësinë e refuzimit të vizës amerikanë ndaj tij.

Kontrata ka një vlerë prej 60 mijë USD dhe kompania lobuese do i mundësojë PD, takime dhe strategji në lidhje me cështjet e narkotrafikut dhe krimit të organizuar për ti diskutuar me zyrtarë të SHBA-ve. Afati i saj është deri në shtator 2020, pra ka një afat 6-mujor.

        Kontrata e PD per 60 mije USD

Ky nuk është rasti i parë që PD firmos me  Sonoran Policy Group, LLC, kontrata e parë është firmosur në vitin 2018, Lulzim Bashës në atë kohë i kishte plasur skandali i kontratës mbi 1 milionë dollarë me kompaninë tjetër lobuese të Nik Muzin, hesap të cilin Lulzim Basha ende se ka zgjidhur me drejtësinë.

Basha pas rusëve, tani lobon me kompaninë e Maduros

Partia Demokratike do të ketë zyrtarisht si kompani lobuese në SHBA të njëjtën që përdor edhe edhe diktatori i Venezuelës, Nicolas Maduros Moros, Presidenti i Venezuelës, një njeri i akuzuar për krime, i mbështetur nga Rusia dhe Putin si dhe një nga personat me të kërkuar nga DEA amerikane e cila për kokën e tij ka vënë një shpërblim 15 milion dollarë.

Sipas dokumentit të publikuar sërish në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, rezulton se kompania lobuese ka deklaruar kontratën e saj në 20 janar 2020, pra gati dy muaj përpara se të firmoste me Gazmend Bardhin për Partinë Demokratike në emër të Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  ” Shifrat janë manipuluar”/ Berisha: Numri i viktimave 2 herë më shumë se raportohen

LEXO EDHE:  Denoncimi/Braçe i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji

         Kontrata, firma e deleguar nga Pedrosa

Dokumenti i siguruar nga CNA.al tregon se rasti është më kompleks, kontrata më e gjatë dhe vlera më e madhe. Firma është hedhur nga prokurori i Venezuelës emëruar nga Maduro,  Reinaldo Monoz Pedoroza.

    Reinaldo Muñoz Pedroza

Sonoran Policy Group, kompania që ka firmosur dhe PD, ka marrë 2 milion dollarë nga firma juridike Foley & Lardner për përpjekjen e saj për të për të këshilluar prokurorin e përgjithshëm të Venezuelës Reinaldo Munoz Pedroza se si të lehtësojë sanksionet e SH.B.A.-së ndaj Venezuelës.

      Kontrata e Maduro pagesa 2 mln USD

Sipas letrës së saj të angazhimit të shërbimeve këshilluese, SPG do të ndihmojë F&L të zhvillojë informacione dhe njohuri të specializuara për këshillimin ligjor. SPG, e cila drejtohet nga Robert Stryk gjithashtu do të përfaqësojë klientët përpara Departamenteve të Drejtësisë / Shtetit / Thesarit. si dhe Shtëpia e Bardhë.

SHBA dhe rreth 60 vende të tjera nuk e njohin Maduron për president por njohin liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaidó si drejtuesin e ligjshëm të vendit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Foto-Kryebashkiaku socialist kundër qeverisë? Nuk respekton masat kundër koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit kryebashkiaku socialist i Pogradecit, nuk respekton masat e ndërmarra nga qeveria, kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “Narkokryetari monist i Pogradecit nuk njeh Republiken e Surrelit!”.

Denonocuesi thekson se në foto më poshtë është kryebashkiaku sëbashku me disa funksionarë të pushtetit lokal në Njësinë Administrative Dardhas, duke mos respektuar asnje kufizim të distancimit social.

LEXO EDHE:  Drejtori i AKM bëri ndërhyrje në ndërtesë/ Nuk hetohet pallati ku humben jetën 7 persona

LEXO EDHE:  Rikthehen maskat në Korçë/ Dhunojnë dy persona dhe u marrin makinën

“Përshëndetje Doktor!
Uroj të jeni mire me shëndet 😊.
Shikojeni se sa i respekton masat kryetari i bashkise se Pogradecit Ilir Xhakolli. Në foto është ai sëbashku me disa funksionarë të pushtetit lokal në Njësinë Administrative Dardhas, duke mos respektuar asnje kufizim te distancimit social.
Ky që u emërua në krye të bashkisë, mendon se masat e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë janë vetëm për qyetetarët e thjeshtë dhe jo për funksionarët e emëruar të bashkisë.”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE