LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bunjaku: Duka i pakënaqur me De Biazin që la jashtë Milot Rashicën

27 Prill 2020, 16:21, Sport CNA
Bunjaku: Duka i pakënaqur me De Biazin që la jashtë Milot

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka zbuluar se Armand Duka ka qenë i zhgënjyer nga trajneri Xhani De Biazi për mosgrumbullimin e Milot Rashicës në Europian me Shqipërinë. Në një intervistë për ?Reporteri?, Bunjaku shprehet se pas lënies jashtë të Rashicës, i ka thënë Dukës se nuk ka për t?ia mbyllur dyert lojtarit dhe se menjëherë nisi bisedimet me menaxherin Altin Lala.

?Në momentin e kampionatit europian e kam thënë edhe më herët, Shqipëria duhej që të bënte ndërrimin e gjeneratave. Por ky është mendimi im personal të cilin ia kam thënë edhe Armand Dukës në një takim në Paris në finale të kampionatit europian. Ka qenë kryetari i ndierë Fadil Vokrri, ka qenë Armand Duka, ka qenë Bobani, unë dhe një grup i njerëzve së bashku.

Gjatë bisedës tonë Duka më ka thënë se ishte i pakënaqur me De Biazin që nuk e kishte ftuar Milotin. Mua më kujtohet ai moment dhe i thashë Dukës: ?Nëse Miloti do të na zgjedh ne, nuk kam për t?ia mbyllur dyert lojtarit. Duhet të jetë e drejta e zgjedhjes së tij?.

Menjëherë pastaj kemi nisur kontaktet me përfaqësuesin e Rashicës. E kam parë se Duka ka qenë i zhgënjyer me vendimin e trajnerit, por pikërisht për këtë të fundit, e pashë se m?u krijua hapësira për të marrë Rrahmanin dhe Rashicën, që i lanë jashtë Europianit. Kam biseduar shumë me menaxherin e tij dhe mikun tim Altin Lala. Ka qenë e rëndësishme që të mos bëhej presion as ndaj Lalës.

Ka qenë edhe për të shumë e vështirë pasi ka luajtur për Shqipërinë dhe ka një lojtar që do vinte për Kosovën. Nuk më harrohet kurrë një moment kur më telefonon Lala. Më tha, Albert, kam vetëm një kërkesë. Numrin 7 për Rashicën. E marrë në telefon Bajramin dhe i them që bëj gati numrin 7 se po vjen Rashica?, u shpreh Bunjaku.

Lajmet e fundit nga