Connect with Us

Bardhi: Shqipëria më kontaktoi, Kosova nuk më kërkoi asnjëherë

Kombëtare

Bardhi: Shqipëria më kontaktoi, Kosova nuk më kërkoi asnjëherë

Publikuar

-

Enis Bardhi është një nga talentet shqiptare që po ecën me hapa të mëdha në Europë. Aktualisht pjesë e Levante në La Liga, ndërsa goditjete tij nga larg janë një makth për çdo portier. Në fushën e lojës di gjithmonë si të japë më të mirën dhe padyshim është një nga titullarët fiks te klubi spanjoll. Ndërkohë 24-vjeçari ka zgjedhur të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkombëtare, megjithëse të gjithë do të donim ta shihnim me ngjyrat kuqezi.

Në një intervistë për “Sporti Total” në KTV, Bardhi tregon se në të shkuarën ka pasur interesim për të nga Shqipëria, ndërsa sa i përket Kosovës ka mohuar t’i ketë mbërritur njëkontakt apo shenjë që e dëshironin ta kishin pjesë të tyre. Kujtojmë se dardanët janë një përfaqësuese më e re dhe ekzistonte mundësia që lojtari të linte Maqedoninë për ta. Ndërkohë tashmë do i ketë përballë si kundërshtar në rrugën drejt ëndrrës së Kampionatit Europian.

“Nga Kosova jo, nuk ka pasur kontakte, kurse nga Shqipëria ka pasur kur isha më i ri, jo direkt nga ta, por nga njerëzit që kanë qenë përreth. Megjithatë asgjë konkrete nuk ka pasur. Nuk dua t’i përsëris ato gjëra, pasi kanë kaluar dhe nuk mund të kthehemi prapa. Duhet të shikojmë përpara”, ka thënë Enis Bardhi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Dedikimi prekës i De Biazit, ndahet nga jeta ish-ndihmës-trajneri i Kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Nga

Është ndarë nga jetë në moshën 77-vjeçare ish-ndihmësi i Xhani De Biazit te Kombëtarja Shqiptare Anxhelo Pereni, në fillimet e tij te kuqezinjtë.

Perini bashkëpunoi për afro 2 vite me De Biazin te Shqipëria, teksa më pas, vendosi të tërhiqej nga profesioni i tij, duke preferuar të qëndronte në shtëpi, pranë njerëzve të dashur, pasi nuk preferonte më të udhëtonte, për shkak edhe të moshës.

Nëpërmjet një postimi prekës në faqen zyrtare, De Biazi, ka shprehur ngushëllimet e tij, për ndarjen nga jeta të mikut të tij Anxhelo Pereni.



POSTIMI I DE BIAZIT:

Lamtumirë Anxhelo, bashkëpunëtor i orës së parë me kombëtaren shqiptare. U largove në heshtje, ashtu siç e jetove jetën. Gjithmonë ke qenë mjeshtër i futbollit dhe jetës. Respekt për të gjithë dhe delikatesë në mënyrën tuaj të mësimit të futbollit. Doje te rrije ne shtëpi pas dy viteve te para që kaluan bashke, nuk doje të udhëtoje më, por të qëndroje bashkë me të dashurit e tu. U shpreh ngushëllimet më të thella atyre. Prehu në paqe!

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Jo vetëm Ramadani, konfirmohet një tjetër futbollist i Kombëtares me COVID

Publikuar

-

Nga

Shtohet kaosi rreth përfaqësueses shqiptare të futbollit dhe lajmit se në radhët e saj mund të ketë pasur futbollistë të infektuar. Institucioni i futbollit e hodhi poshtë këtë teori, por vetëm gjatë ditëve të fundit, dyshimet janë rritur nga deklarata e qëndrime klubesh në Danimarkë e Holandë.

Nga grumbullimi u larguan dy lojtarët e përfolur si të infektuar, Ardian Ismajli e Ylber Ramadani, për të cilët u publikuan edhe rezultatet e tamponëve. Por mesfushori aktualisht është i izoluar pasi ka rezultuar pozitiv, ndërsa në klub insistojnë se ka qenë i infektuar që në Shqipëri dhe një pjesë të karantinës e ka bërë në vendin tonë



Përballë heshtjes së FSHF, situate bëhet edhe më e e çuditshme nga fakti se klubi i Tuente ka vendosur në karantinë të paktën deri të hënën Lindon Selahin, i cili ishte i grumbulluar me kuqezinjtë, duke bërë që ai të humbiste ndeshjen e parë të kampionatit. Edhe klubi holandez ka shpjeguar se kjo ishte masë parandaluese për shkak të faktit se te Shqipëria kishte futbollistë që kishin rezultuar pozitivë.

“Dy lojtarë të Shqipërisë kanë rezultuar pozitivë”, shkruan “Tubantia”, që ka marrë edhe shpjegimin e e trajnerit Jans. “Lindoni ka rezultuar negativ dhe nuk ka asnjë shqetësim, por protokolli thotë se ai duhet mbajtur i izoluar nga pjesa tjetër e grupit, të paktën për momentin. Klubet po bëjnë çfarë është e mundur për të zbatuar protokollet, por duhet që herë pas here të lejojmë lojtarët në ekipet kombëtare. Kjo do të ndodhë edhe në tetor e nëntor, edhe pse Lindoni nuk ka luajtur asnjë minutë, nuk kemi çfarë të bëjmë”, ishte ankesa e trajnerit të Tuentes, e cila e nisi sot kampionatin me një fitore 2-0 ndaj Sitard.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Pyeta Papu Gomez mos i duhej shofer në Arabi Saudite”, befason Gjimshiti: Titulli mbetet…

Publikuar

-

Nga

Berat Gjimshiti ëndërron që të fitojë titullin kampion në Serinë A me fanellën e Atalantës, sado e pamundur që të duket. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, tashmë një titullar i paprekshëm te zikaltërit, në një intervistë për “L’Eco Di Bergamo”, ka theksuar se ajo mbetet ëndrra e të gjithëve në klubin e qytetit të Bergamos.

“Për eliminimin në Ligën e Kampioneve mbetet keqardhja por që nuk sjell diçka negative, vetëm motivim të madh, pasi kemi treguar se duke e provuar, në futboll mund të arrish gjithçka, edhe të arrish në disa nivele të caktuara. Ne na mbeti vetëm pak për t’ia dalë, të djeg shumë, por ka mbetur brenda nesh një dëshirë e madhe për të përsëritur veten dhe për të riprovuar gjithçka.



Titulli është një ëndërr. Në futboll gjithçka është e mundur, por për momentin nuk do rrimë ta mendojmë. Nëse në një pikë të caktuar të sezonit do të jemi pranë majës së klasifikimit, do ta provojmë. Ne gjthmonë i marrim ndeshjet me radhë dhe ashtu siç dëshiron trajneri, nuk kënaqemi me atë që kemi arritur”, tha mbrojtësi shqiptar.

Gjatë kohëve të fundit, te Atalanta është ktheyr në temë diskutimesh Papu Gomez, i cili ka marrë një ofertë tunduese nga sheikët në Arabinë Saudite. “Jemi tallur me të. E pyeta se mos kishte nevojë për ndonjë shofer në Arabi, por më tha që kisha shkuar shumë vonë. Seriozisht, për momentin ne nuk jemi të shqetësuar se do të largohet”, tha Gjimshiti për shokun e skuadrës.

LEXO TE PLOTE