LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet një i dehur/ Prishi qetësinë e qytetarëve dhe kundërshtoi me dhunë policët

27 Prill 2020, 14:05, Kronika CNA
Arrestohet një i dehur/ Prishi qetësinë e qytetarëve dhe

Policia ka konstatuar sot në qendër të qytetit të Bulqizës një person në gjendje të dehur që po prishte rendin dhe qetësinë publike.

Blutë kanë ndërhyrë për ta shoqëruar në banesë shtetasin me iniciale H.D., 55 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, por ai i ka goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre.

Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar forcërisht në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe në përfundim të veprimeve hetimore, bënë arrestimin e tij në flagrancë, për veprat penale ?Goditja për shkak të detyrës? dhe ?Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik?.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga