Connect with Us

4 javë në terapi intensive/ 70 vjeçari mposht koronavirusin dhe kthehet në shtëpi

Sociale

4 javë në terapi intensive/ 70 vjeçari mposht koronavirusin dhe kthehet në shtëpi

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin se një 70 vjeçar nga Kruja është shëruar dhe kthyer në shtëpi pas 4 javësh në terapi intensive.

Sipas saj, deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen.

“Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19!
Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi🙏🏼
Deri tani 3️⃣0️⃣ pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të Infektivit”, shkruan Manastiriu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Moti vijon të na surprizojë/ Rikthehen reshjet dhe shtrëngatat, ja sa arrijnë temperaturat

Publikuar

-

Nga

E hëna dhe e marta do të nisin me mot të kthjellët përgjatë bregdetit e zonave të ulëta, ndërsa në mesditë vranësirat përgjatë maleve do të sjellin shi të përkohshmëm.

Të mërkurën e deri të premten vendi do të përfshihet hera herës nga vranësira të dendura. Këto do të pasohen nga reshje shiu hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe e breshër, situatë tipike e pranverës.

Më i paqëndrueshëm parashikohet moti ditën e parë të Majit, ku gjatë orëve të mesditës e pasdites priten reshje intensive.
Në stinën në të cilën jemi është e kuptueshme që rrebeshet e shiut janë të përkohëshme dhe shpesh i lenë vendin diellit.

Era, do të fryjë kryesisht nga kuadrati jugut hera herës e vrullshme. Ditë me erë të fortë parashikohet e premtja, kur do të ketë dhe det të trazuar.

LEXO EDHE:  Situata nga COVID-19/ Kuvendi përgjysmon pagën e deputetëve për 3 muaj

LEXO EDHE:  Mbi 2 mijë viktima nga koronavirusi në Gjermani/ 107,663 të infektuar në total

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 27 prill 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Nëse ju duket se kohët e fundit e keni lënë disi pas dore partnerin tuaj, sot duhet të bëni çdo gjë që të riktheni ngjyrat dhe harmoninë në jetën tuaj. Beqarët do jenë të parrezistueshëm dhe do marrin ftesa pafund. Gjithsesi për të filluar një lidhje të qëndrueshme mirë do bëjnë të afrohen më shumë me personat e qetë dhe me punë të vazhdueshme. Financat do jenë goxha delikate.

DEMI 21. prill – 21. maj

Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që Plutoni ta ndërlikojë paksa jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Ka mundësi që të filloni të pëlqeni shumë dikë tjetër dhe do e keni mendjen nga ai. Beqarët nuk duhet te druhen për t’i shprehur ndjenjat sepse vetëm ashtu do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe që ta mbani situatën nën kontroll.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Ditë shumë interesante ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do argëtoheni pafundësisht me partnerin dhe mund t’i bëni njëri-tjetrit edhe disa premtime shumë interesante. Beqarët do fillojnë të simpatizojnë një person me të cilin kanë pak kohë që kanë filluar një projekt të përbashkët. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta dhe do dini ta mbani situatën nën kontroll.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ka rrezik të mos tregoheni shumë objektivë gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe ne shumë momente do ju dalin debate dhe probleme të mëdha në çift. Beqarët do kenë një ditë shumë harmonike dhe të mbushur me emocione të forta. Për ta shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e mirë. Më shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni dhe nuk do keni asnjë problem.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Nëse doni që gjërat të përmirësohen edhe më shumë sot për juve që jeni në një lidhje, qëndroni disa orë vetëm për vetëm me partnerin, flisni, shprehni gjithçka dhe do ndiheni shumë më mirë. Beqarët do takohen me një person shumë simpatik dhe me humor në ambientin e tyre të punës. Në planin financiar do i keni të gjitha mundësitë për ta ekuilibruar buxhetin.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Planetët e dashurisë do e favorizojnë tej mase jetën tuaj në çift sot. Do ndiheni në çdo moment të qetë dhe nuk do keni shqetësime. Beqarët mirë është t’i bëjnë sytë katër sepse personi i ëndrrave mund t’iu kalojë shumë pranë. Me shpenzimet nuk do jeni të arsyeshëm dhe kjo mund të sjellë probleme goxha të mëdha. Mos i mbani gjithmonë shpresat tek mbështetja e miqve.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Herë pas here atmosfera në çift do bëhet eksplozive sot. Mund të keni edhe debate të forta për disa tema tejet delikate. Nëse jeni beqarë prej shumë kohësh, Venusi do jetë planeti i favorshëm që do ju ndihmojë të gjeni personin më të përshtatshëm. Mërkuri do ju mbështesë në planin financiar dhe do arrini ta riorganizoni situatën në mënyrën më të mirë të mundshme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Xhelozia do ju nxitë ta kontrolloni gjithë kohës partnerin tuaj dhe te jeni shumë dyshues ndaj tij. Në fakt ai nuk ka asgjë për t’iu fshehur, gjithçka është iluzion i juaji. Për beqarët ka për të qenë një ditë e begatë dhe e mbushur me plot takime interesante. Në planin financiar, një problem i lindur kohët e fundit do gjeje zgjidhjen përfundimtare dhe do ju bëjë të ndiheni më të qetë.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Të dashuruarit do kenë një rënie të dëshirës seksuale dhe kjo mund të sjellë disa probleme të vogla. E mira është që ata të jenë më të hapur me njëri tjetrin dhe të sqarojnë gjithçka pa u ndërlikuar situata. Beqarët do jenë më të favorizuarit nga të gjithë dhe do kenë një ditë vërtet fantastike. Sektori i financave do fillojë pak nga pak të normalizohet dhe kjo do ju qetësojë.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ditë shumë e zakonshme ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do ju ndodhin as probleme të mëdha, por as emocione të fuqishme. Beqarët do nisen nga interesat profesionale e financiare për të joshur disa persona. Ka mundësi që mundësitë të paraqiten goxha të mira sot. Buxhetin nuk do e menaxhoni shumë mirë kështu që në mbrëmje mund të gjendeni edhe në vështirësi.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Marrëdhënia juaj me partnerin do marrë një kthesë shumë pozitive gjatë kësaj dite. Do ndiheni edhe me të çliruar për t’i shprehur ndjenjat dhe do kënaqeni gjithë kohës. Disa beqarë do kenë fatin e madh të gjejnë personin që kanë ëndërruar prej kaq kohësh. Në planin financiar perspektivat do jenë goxha të mira dhe buxheti do mbrohet fort nga planetët.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Do jeni shumë karizmatikë sot ju të dashuruarit dhe do arrini të krijoni kurdoherë një ambient të ngrohtë pranë partnerit. Çdo çast do jetë i bukur. Beqarët do kenë mundësi për njohje të reja, por mirë është të mos nxitohen për asgjë. Financat do dini shumë mirë si t’i menaxhoni kështu që nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Po vazhduat kështu edhe më tej shumë shpejt do pasuroheni.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zbardhet urdhri i Ministrisë/ Oraret e lëvzjes për qytetarët në “Zonat e gjelbërta”

Publikuar

-

Nga

Zbardhet urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me masat e zbutura  në “Zonat e gjelbërta”.

Si zonë e gjelbërt janë caktuar qarku Dibër, qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë, Finiq, por edhe Përrenjas, Pogradec, Librazhd, si dhe Bashkia e Divjakës.

Në lidhje me këto zona, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar urdhërin për lëvizjen e qytetarëve dhe oraret kur ata duhet të dalin nga shtëpia.
Në urdhërin e nënshkruar nga ministrja Manastirliu, jepet urdhër për oraret e lëvizjes së qytetarëve, por edhe të automjeteve.

Sipas këtij urdhëri, pensionistët mund të lëvizin lirisht në këmbë që prej orën 06:00-08:30 dhe gjatë kësaj kohë nuk do lejohet lëvizja e asnjë personi tjetër që nuk ka autorizim për në punë.
Nga ora 09:30-17:30 lejohet të lëvizin me jo më shumë se një person në krah të gjithë këmbësorët e tjerë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE