LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Viktima e 28 nga Covidi në vend/ MSH jep detajet: 60 vjeçari prej dy javësh në reanimacion

26 Prill 2020, 07:37, Lifestyle CNA
Viktima e 28 nga Covidi në vend/ MSH jep detajet: 60 vjeçari prej dy

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje në lidhje me pacientin që humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Sanatoriumit sipasojë e Covid-19  është një 60 vjeçar nga Tirana.

Ai ishte i shtruar prej dy javësh në reanimacion në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë 60-vjeçari në spitalin ?Shefqet Ndroqi?

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar ?Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19.

60-vjeçari R.K nga Tirana ishte i shtruar në reanimacion prej dy javës në spitalin ?Shefqet Ndroqi? në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Pacientj vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet).

Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe bën thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e vendosura.

Deri tani 28 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht punës së madhe të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

 

Lajmet e fundit nga