Connect with Us

Thyen karantinën dhe u konfliktuan/ Policia arreston dy persona, në kërkim një tjetër

Kronika

Thyen karantinën dhe u konfliktuan/ Policia arreston dy persona, në kërkim një tjetër

Publikuar

-

U gjet i vrarë në makinë/ Zbardhen detaje tronditëse, 57-vjeçari ishte duke udhëtuar me autorin

Dy persona kanë thyer karantinën dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Pogradec.

Mësohet se policia ka arrestuar njërin prej tyre dhe ka shpallur në kërkim personin tjetër me iniciale A.P., 38 vjeç, banues në Tushemisht.

Blutë bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasin J. P., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe kushëririn e tij të mitur A.P., 15 vjeç, banues në Pogradec.

Dy personat me iniciale A.P., dhe J.P., kishin thyer të dy masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre dyshohej se posedonte armë zjarri dhe drogë, por në momentin e ndërhyrjes së policisë njëri prej tyr kishte mundur të ikte nga vendngjarja.

LEXO EDHE:  Vjedhja e shtëpisë në Korçë/ Policia nis punën për arrestimin e autorëve

Gjatë kontrollit të banesës të 38-vjeçarit në fshatin Tushemisht, Policia ka kapur në flagrancë kushëririn e tij të mitur A.P., i cili ishte urdhëruar nga shtetasi i shpallur në kërkim, për t’i larguar nga banesa një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit, A. P.

Ndërkaq, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Publikuar

-

Nga

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën përballë digës tek liqeni artificial.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar, por një prej automjeteve ka përfunduar tek barriera e rrugës.

Rruga është bllokuar dhe Policia detyrohet të devijojë trafikun në atë zonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht sot në plazhin e Velipojës.

Bëhet fjalë për një person rreth 50-vjeç me origjinë nga Kosova, i cili kishte hyrë të lahet në det por ka pësuar atak teksa po lahej, duke ndërruar jetë.

Trupi është transportuar në morg, teksa nuk dihet ende identiteti i viktimës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi t’i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Publikuar

-

Nga

Tentoi t'i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një makinë nuk i ka ndalur postobllokut të policisë dhe në ikje e sipër ka pësuar aksident.

Gjatë tentativës për t’u larguar makina ka përplasur dhe një mjet tjetër e më pas disa metra më tutje është përmbysur në rrugë.

Të plagosur kanë mbetur 2 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:  FOTO- Skandali në Korçë/ Qytetari dhunohet nga shefi i rendit, i përmendi Blushin kryeministrit

LEXO EDHE:  Përplasi qëllimisht një makinë/ Arrestohet 32-vjeçari

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identiteti i shoferit./CNA.al

LEXO TE PLOTE