LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpresë në Spanjë/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave

26 Prill 2020, 13:53, Kosova & Bota CNA
Shpresë në Spanjë/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave

Në 24 orët e fundit në Spanjë janë regjistruar 288 viktima sipasojë e Covid-19. Shifër kjo më e ulëta që nga 20 marsi, dhe rreth 100 më pak nga dje ku u regjistruan 378 vdekje.

Ndërkaq, në total, numri i viktimave në këtë shtet ka arritur në 23,190.

Fernando Simon, drejtor i Qendrës Spitalore të Aleancës Spanjolle dhe Koordinimit të Urgjencave tha: ?Për herë të parë në një kohë të gjatë, ne jemi nën 300. Kjo është një shifër që tregon një drejtim të qartë, pozitiv në evolucionin e epidemisë.?

Të Dielën, Spanja lejoi fëmijët nën moshën 14 vjeç të dalin nga shtëpitë e tyre për herë të parë në gjashtë javë.

Ndërsa kryeministri Pedro Sanchez, ka bërë me dije se qeveria po planifikon që në gjysmën e dytë të majit të nisë lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për parandalimin e pandemisë së koronavirusit./CNA.al

Lajmet e fundit nga