LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rrjetet sociale i përgjon qeveria”/ Manjani: Frika nuk e ruan dot vreshtin e kalbur të Rilindjes

26 Prill 2020, 12:43, Politikë CNA
“Rrjetet sociale i përgjon qeveria”/ Manjani: Frika nuk e ruan

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se dikush i ka thënë që aplikacione si Ëhatsap, Viber si dhe SMS-së përgjohen rregullisht nga qeveria.

Por pas rekomandimeve, Manjani shkruan se është loguar në një aplikacion tjetër, ku ka vënë re praninë e të gjithë anëtarëve të qeverisë.

?Kjo lloj ?frike? nuk e ruan dot vreshtin e kalbur të Rilindjes?, vijon më tej ai.

“Dikush më tha që të logohem në një aplikacion tjetër komunikimi se Ëhatsap, Viber e SMS i përgjoka rregullish qeveria.

Nuk e besoj ? mendova.

Nuk arrijnë as ti dëgjojnë e lexojnë çdo gjë që shkruhet e flitet në telefon nga të gjithë ne ? arsyetova.

Nuk kanë vlerë ligjore ? argumentova.

Varja!

Po le ti përgjojnë mo ? i thashë atij personit.

Kujt i plasi?!

Nejse, u logova tek ai aplikacioni dhe shoh që aty qenka loguar e gjithë qeveria, udhëheqja e PS dhe një grup i mirë deputetësh të PS?

Medemek këto nuk përgjohen?

Hahahahahahahahahaha?

Ja, këtu në Facebook i themi të gjitha. Të zbardhura taze.

Kjo lloj ?frike? nuk e ruan dot vreshtin e kalbur të Rilindjes”, shkruan ai në reagimin e plotë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga