LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehen taksitë/ Rregullat që duhet të keni kujdes

26 Prill 2020, 08:05, Aktualitet CNA
Rikthehen taksitë/ Rregullat që duhet të keni kujdes

Duke filluar që nga dita e nesërme, taksistët do të fillojnë punë pas afro 2 muajsh.

Ky vendim vjen në kuadët të masave lehtesëse të marrë nga qeveria, në një kohë ku sipas ekspertëve të Komitetit Teknik kurba e të infektuarve në Shqipëri është e butë.

Leja për taksistët do të merret në e-Albania dhe qarkullimi i tyre do të lejohet edhe ndërmjet qyteteve.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës janë  nxjerrë urdhrin se si do të funksionojë shërbimi Taksi.

Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant si dhe duhet të shmangen kontaktet fizike.

Në automjete nuk do të hipë më shumë se një pasagjer.Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit, përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi.

Gjithashtu një tjetër pikë që duhet respektuar është edhe ajrosja e mjetit në mënyrë natyrale pra kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe  dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur.

Ndërkohë shoferi pas çdo pasagjeri, duhet të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga