LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Riatdhesohen 131 shqiptarë nga Brukseli/ Futen 2 javë në karantinë

26 Prill 2020, 15:39, Sociale CNA
Riatdhesohen 131 shqiptarë nga Brukseli/ Futen 2 javë në

Në orën 17:15 të pasdites së sotme ka mbërritur në Rinas avioni i ?Air Albania? me 131 shtetas shqiptarë nga Brukseli.

Shqiptarët kishin mbetur të bllokuar për shkak të mbylljes së kufijve si pasojë e koronavirusit.

Por përpara se të bashkohen me familjen, ata duhet të bëjnë 14 ditë karantinë në dy hotelet që janë caktuar nga qeveria në Durrës. Riatdhesimet vijojnë prej datës 18 prill, ndërsa nesër do të ketë një tjetër fluturim, këtë herë nga Vjena./CNA.al

Lajmet e fundit nga