LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nga fryrja e gomave, te delet dhe pëllumbat”/ Artan Fuga tallet keq me propozimet e PD-së

26 Prill 2020, 11:40, Politikë CNA
“Nga fryrja e gomave, te delet dhe pëllumbat”/ Artan Fuga

Akademiku dhe profesori Artan Fuga, ka ironizuar me propozimet e PD-së për daljen nga kriza e Covid-19.

Fuga shkruan me ironi se qeveria duhet të fryjë mirë gomat e autobusëve dhe makinave private, pasi janë bërë disa javë që nuk janë kontrolluar.

Vijon më tej me testimet, ku thotë se duhet të zbulohen edhe ata që më pas do të jenë të infektuar nga viruse të tjera sepse që tani duhet të mendohet për të ardhmen.

Por Fuga nuk ka harruar dhe akuzat për tenderat, duke e listuar si këshillë të gjashtë “nuk ka të bëjë me letrat higjenike” shkruan ai.

?Gjashtë rekomandime për qeverinë daljen nga mbyllja e daljes:

Nisur nga të dhënat më të fundit shkencore, nga zbulimet që kemi bërë në një tunel në malin e Dajtit, duke mbajtur parasysh se bota po dështon dhe ka hyrë në një rrugë të gabuar në betejën me covidin19, bazuar te ndriçime pothuajse hyjnore, pas konsultimeve kombëtare në departamentet tona të specializuara për këto çështje, dhe konsultave me laboratoret më të mira të Galaksisë, jepen këto rekomandime për qeverinë:

Të fryhen mirë gomat e autobuzave dhe të veturave personale sepse janë bërë disa javë që nuk janë kontrolluar.

Natën vonë të mos pengohet askush që të flejë sepse është zbuluar që ëndërrat idiote sidomos janë një medikament i së ardhmes.

Të bëhet kujdes të zbulohen edhe ata që më pas do të jenë të infektuar nga viruse të tjera sepse që tani duhet të mendohet për të ardhmen.

Të shihen me kujdes delet, dhitë, pëllumbat sepse ka të dhëna që lakuriqët e natës sidomos natën shkojnë dhe i takojnë pa leje. Lejet për takime të jenë të vlefshme edhe për kafshë të buta me lesh.

Sidomos të bëhet kujdes që të mos pihet ujë veçse nëpërmjet buzëve dhe grykës meqë kështu zvoglohen vrimat nga mikrobi mund të hyjë!

Qeveria të mos ketë asnjë inferioritet, por le t’i marrë këto këshilla dhe sugjerime dhe t’i zbatojë sepse nuk ka problem. Pêr shëndetin e popullit ne nuk kërkojmë të drejta autori!

Këshillën e gjashtë do t’a japim radhën tjetër!

Por dihet që ka të bëjë me tenderin e letrave higjenike dhe të pecetave në rast menstruacionesh!

Korrupcioni që po çfaqet aty o bo ves i keç!”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga