LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediat ndërkombëtare: Ndërron jetë Kim Jong-un

26 Prill 2020, 07:54, Kosova & Bota CNA
Mediat ndërkombëtare: Ndërron jetë Kim Jong-un

Në orët e para të mëngjesit të sotëm mediat ndërkombëtare kanë raportuar se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka vdekur.

Mediat i referohen burimeve zyrtare, mirëpo ky nuk lajm ende nuk është konfirmuar. Fillimisht mediat në Kinë shkruanin se diktatori 36-vjeçar kishte ndërruar jetë, ndërsa disa të tjera thonin se ai është në gjendje vegjetative.

Gjendja vegjetative është kur dikush është akoma në jetë, por nuk tregon shenja të vetëdijes.

Ky lajm është transmetuar edhe nga New York Post, The Sun, TMZ apo Express, të cilat thonë se lideri suprem i Koresë së Veriut i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër dhe ka pasur komplikacione.

Spekulimet për sëmundjen e tij kanë nisur disa ditë më parë, duke qenë se Kim Jong-un nuk është parë në publik prej dy javësh.

Ndërkohë, ky lajm mbetet ende i pa vërtetuar dhe pritet të jepet një njofim zyrtar për të ditur si qëndron e vërteta me gjendjen shëndetësore të diktatorit të Koresë së Veriut./ CNA.al

Lajmet e fundit nga