LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të prekurit në fasoneri/ Duma: Mos guxoni t'i trajtoni si nevojtarë, parandaloni dallgën e krizave

25 Prill 2020, 16:54, Politikë CNA
Të prekurit në fasoneri/ Duma: Mos guxoni t'i trajtoni si

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar për rastet e konfirmuara me koronavirus në disa fasoneri.

Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ajo kujton se rastet me Covid-19 ishin të paralajmëruara nga PD dhe thekson se për këtë arsye ishte kërkuar mbyllja e tyre.

Duma thotë se qeveria ka detyrë të paraprijë dhe t’i dalë përpara rrezikut, pasi pretendon se nëse nuk e bën këtë qeverisja është vetë rreziku.

“Të menaxhosh fatkeqësinë që duhet të parandalojë është njësoj si të thuash, kam sukses me transplantin e zemrës në spitale se se më janë shtuar aksidentet vdekjeprurëse me donacione zemre. Të presësh që gjërat të ndodhin pasi i ke lënë në rënie të lirë është si t’i japësh një çadër shiu atyre që po i godet cunami. Sot nëse dikush e relativizon situatën, e bën sepse ka frikë ta pohojë të vërtetën me fjalë.

Sa herë e kanë përdredhur fjalën për të mos pranuar të vërtetën, aq herë ajo, e vërteta, i merr përpara edhe më egër edhe me më shumë kosto. Nuk kemi dashur asnjëherë të jemi as thirrësit as ndjellësit e fatkeqësivë është bërë çdo gjë që të jemi forca që me të gjitha mjetet i paraprin problemit dhe të keqes. Nëse sot PD i tregon shqiptarëve që ka ngulmuar çdo moment ti paraprijë të keqes, këtë nuk e ka bërë duke i thënë Ramës ?ta kisha thënë po s?më dëgjove?. Asnjëherë nuk kemi përfituar nga dështimi që rëndon mbi shqiptarët, këtë po vijojnë bëjnë shushunjat e përjetshme të këtij vendi”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Demokratja deklaron se ata kanë kërkuar të merren masa për fasoneritë ditë pas dite, pasi ata mund të jenë vatra të përhapjes së koronavirusit.

“Ngultas, qëndrueshëm, pa asnjë ndalesë, ndonëse Rama përdridhte gjithë fjalorin për të mos ta pranuar u vazhdua të kërkohej mbyllja e këtyre ndërmarrjeve që mund të marrin jetë njerëzish. Kjo nuk është një çështje fasonerish, është çështje vatrash që shpërndajnë sëmundje e ndoshta vdekje. Askush s?mund të guxojë t’i trajtojë këta punëtorë nevojtarë për një rrogë minimale, si njerëzit e askujt!

Duhet dhe do të bëjmë gjithçka për të parandaluar, për të ndalur dallgën e krizave, dallgën e rrënimit; pa çeduar asnjëherë në misionin tonë. Kërkuam karantinimin e shpejtë të menjëhershëm, e detyruam qeverinë të merrte masat e izolimit disa ditë më vonë. Kërkuam që menjëherë të nisej më planin ekonomik për pagesën e bllokimit të ekonomisë. Po ngulmojmë në mbylljen e fasonerive si mbyllje e vatrave të sëmundjes dhe mosveprimi që po shkakton infektime në masë.

Po ngulmojmë për testime masive sepse të dëshmitë dhe logjika tregojnë që shifrat zyrtare nuk përfaqësojnë realitetin dhe se njohja e vatrave dhe situates do ta hapte me shpejt jetën dhe ekonominë.  Shumë është bërë për të shkatërruar çdo besim tek politika. Politika që ndërton besim është ajo që vepron si digë për fatkeqësinë, si digë që të ruan nga mjerimi. Të pararendësh është të ecësh një hap në të ardhmen, në atë të ardhme që i pasuron dhe i ruan jetët e shqiptarëve. Po pararendim me këtë qartësi!”, nënvizon Duma./ CNA.al

Lajmet e fundit nga