LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rasti i parë me Covid-19 në Mat/ Reagon kryebashkiaku: Kemi dezinfektuar zonën

25 Prill 2020, 20:37, Aktualitet CNA
Rasti i parë me Covid-19 në Mat/ Reagon kryebashkiaku: Kemi

Pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus në Mat, ka ardhur edhe reagimi i kryebashkiakut Agron Malaj.

Malaj shkruan se mënjëherë sapo vajza 16-vjeçare ka testuar pozitive me koronavirus, e gjithë familja është karantinuar, ndërsa nga autoritretet lokale kanë dezinfektuar banesën dhe zonën përreth.

?Fatkeqësisht sot është konfirmuar rasti i parë me COVID-19 në Bashkinë Mat.

Autoritetet vendore kanë marrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e dhëna për karantinimin e familjes duke plotësuar të gjithë nevojat e tyre. Gjithashtu kemi dezinfektuar banesën dhe ambientin përreth.

Qëndroni në shtëpi, ruani distancimin social dhe higjenën sepse vetëm kështu e mundim këtë virus?, shkruan ai.

Kujtojmë që rasti i parë me Covid-19 në Mat, u konfirmua sot dhe bëhet fjalë për një vajzë 16 vjeçare që punonte në një prej fasonerive të Krujës, e cila para pak ditësh kishte shkuar në Mat në familjen e babait të saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga