Connect with Us

Mbledhja me strukturat e PD/ Reagon Basha: Do t’i japim zë problemeve, shteti ka lënë në harresë qytetarët

Politikë

Mbledhja me strukturat e PD/ Reagon Basha: Do t’i japim zë problemeve, shteti ka lënë në harresë qytetarët

Publikuar

-

Pas mbledhjes online me strukturat e Partisë Demokratike ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Basha deklaron se sot bisedoi përmes disa videokonferencave me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë për situatën e rëndë që po kalon vendi.

Sipas tij, e përbashkëta në çdo qytet është se qytetarët janë në vështirësi për të siguruar jetesën e përditshme. Lideri i opozitës ka kërkuar që demokratët të jenë pranë qytetarëve dhe bizneseve në nevojë gjatë këtyre ditëve.

“Shteti ka lënë në harresë mijëra familje në nevojë dhe biznese. Shumica nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë apo mbështetje nga qeveria, ndërkohë që ju duhet të paguajnë edhe faturat e rritura të dritave dhe ujit. Ne do vazhdojmë të jemi në kontakt me njerëzit për t’ju dhënë zë problemeve dhe halleve të tyre në këto ditë të vështira.

LEXO EDHE:  Intervista e Lulzim Bashes ne Opinion/Referendum per te rrezuar importin e plehrave

Pa asnjë vonesë, qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës dhe të përfshijë menjëherë të gjithë familjet dhe njerëzit në nevojë. Të mbështesë sipërmarrjen në vështirësi mbijetese, biznesin e vogël, fermerët, fasonët, bizneset prodhuese dhe turizimin, pa përjashtuar askënd. Shqiptarët që kanë paguar këto 7 vjet taksat ndër më të lartat në rajon, kanë sot nevojë për ndihmën që ju takon nga shteti. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Covidi është konspiracion”/ Kryemadhi: I ka dalë nga duart atyre që e organizuan

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar si konspiracion koronavirusin, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzish në të gjithë globin.

“Çështja e Covidit është një konsipracion që ka të bëjë me gjëra të tjera. Nuk mund ta ndryshoj unë këtë situatë”, tha ajo shkurtimisht.

Më tej ajo theksoi se Covid-19 është virus laboratorik, që sipas saj ka dalë jashtë kontrollit.

“Është një virus laboratorik. Është një situatë e dalë jashtë kontrollit e atyre që e kanë organizuar. Duke qenë se ne jemi një vend i vogël nuk mund të rekomandoj gjë”, u shpreh ajo gjatë një lidhje me Rtv Ora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Njerëzit do dalin si zombi rrugëve për tu hakmarrë”/ Kryemadhi: Mos na shikoni ne si pjeshka blloku, të gjithë kemi faj

Publikuar

-

Nga

“Njerëzit do dalin si zombi rrugëve për tu hakmarrë”/ Kështu ka deklaruar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pak momente më parë.

“Njerëzit do të dalin si Zombi rrugëve për tu hakmarrë ndaj njerëzve të cilëve kanë krijuar këtë situatë sot. Sot kjo situatë akoma nuk e ndjen, sepse njerëzve akoma i duket sikur kanë marrë lejen e zakonshme dhe janë me pushim. Por kjo situatë do të fillojë të shpërthejë atëherë kur njerëzit mos kenë më mundësi për të ushqyer familjet e tyre”, theksoi liderja e LSI.

Ajo tha në një lidhje me Rtv Ora se njerëzit do të bëhen shumë keq nga gjendja ekonomike dhe do ta shqyejnë Ramën.

“Gjendja do të jetë shumë keq ekonomikisht. Njerëzit do ta shqyejnë, po ua them sinqerisht, mos shikoni rrjetet sociale. Shqipëria nuk është në rrjetet sociale. 80% e shqiptarëve nuk kanë bukë të hanë.

LEXO EDHE:  Video/ Deputet e PD perplasen me policine ne Tirane

LEXO EDHE:  Intervista e Lulzim Bashes ne Opinion/Referendum per te rrezuar importin e plehrave

Ja t’ju pyes: Sa nxënës ju kanë thënë s’ndjekim dot mësim online se s’kemi telefon? 80% e shqiptarëve nuk kanë smartphone, 80% e shqiptarëve s’kanë bukë të hanë se u janë mbyllur bizneset. Kjo more është situata. Mos mendoni se na shikoni ne politikanëve që bëjmë nga një foto si pjeshkat e bllokut dhe thoni kjo është jeta! Jo nuk është kjo jeta dhe fajin e kemi të gjithë ne për këtë nga i pari tek i fundit”, nënvizoi kryetarja e LSI./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi sulmon mediat/ “Janë makina oligarkësh të kthyera në funksion të qeverisë”

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kritikuar dhe sulmuar mesditën e sotme mediat për transmetimin e propagandës së qeverisë.

Kryemadhi i cilësoi mediat si makina oligarkësh të kthyera në funksion të qeverisë.

“Makinat e oligarkëve janë mediat shqiptare që janë kthyer në funksion të qeverisë për shkak të pronarëve. Jeni ju gazetarët që duhet ta ndryshoni këtë. E dimë që qeveria kontrollon mediat, i kërcënon ato. Por kaq absurd nuk është që të nxjerrësh tre gra me tre makineri atje. Po le të dalë Rama me Endrri Fugën atje”, tha ajo, ndërsa deklaroi se gazetarët duhet të shkojnë me kamera në dorë të transmetojnë aferat e qeverisë.

“Nuk duhet të shkoj unë me kamerën në dorë, se nuk e kam unë kamerën. E kanë gazetarët. Gazetarët që duan të bëhen politikanë duhet t’i ndjekin me kamera. Nuk them që s’po bëjnë punën e tyre, por ka shumë gjëra që po them se nuk duhet të bëhen më”, nënvizoi ajo në një lidhje me Rtv Ora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE