LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historia e pabesueshme/ Pronari i biznesit kthen mbrapsht bonusin 600 euro: Nuk është e drejtë

25 Prill 2020, 07:47, Kosova & Bota CNA
Historia e pabesueshme/ Pronari i biznesit kthen mbrapsht bonusin 600 euro: Nuk

Pronari i një biznesi në Itali, ka vendosur që të kthejë mbrapsht bonusin 600 euro që ka marrë nga qeveria.

TgCom24 raporton se bëhet fjalë për pronarin e një dyqani pajisjesh ndërtimi në Paliano (Frosinone) , i cili mori bonusin prej 600 eurosh të parashikuar me dekretin ?Cura Italia?, por dëshiron ta kthejë atë sepse dyqani i tij mbeti i hapur gjatë kësaj periudhe emergjente të koronavirusit.

Tregtari mori bonusin pa dijeninë e tij: ishte në të vërtetë kontabilisti që nisi automatikisht kërkesën, së bashku me atë të kompanive të tjera. Tani tregtari është duke kërkuar mënyrën për t?i kthyer ato.

?Dua t?i kthej këto para sepse nuk mendoj se është e drejtë. Kam punuar përkundër krizës dhe mbylljes pothuajse totale, sigurisht që kam pasur një rënie të vogël në fatura, por s?ka problem. Unë nuk i kisha kërkuar asgjë llogaritarit tim, ishte ai që më tha se i meritoja këto para, por nuk i dua, në fakt dua t?i kthej në shtet dhe nuk di si t?i bëj?, tha tregtari në frosinonetoday.it, shkruan TgCom24.

Lajmet e fundit nga