Connect with Us

Foto-Durrësi “sfidon” koronavirusin/ Bëhet gati për rifillimin e plazhit

Sociale

Foto-Durrësi “sfidon” koronavirusin/ Bëhet gati për rifillimin e plazhit

Publikuar

-

Pavarësisht situatës së vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit dhe pasigurisë tek qytetarët, duket se Durrësi po bëhet gati për të rifilluar sezonin turistik dhe për të pritur pushuesit.

Sezoni i ri veror na gjen ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë së Covid-19, por megjithatë në Durrës kanë filluar përgatitjen e çadrave, të cilat janë vendosur gati një metër e 30 centimentra nga njëra-tjetra.

LEXO EDHE:  Foto-Bregdeti Durrës-Golem/ "Zhduken" plazhet publike

Gjithashtu, nuk kanë munguar edhe qytetarët, të cilët shijojnë rrezet e diellit.

Përmë tepër shikoni galerinë e fotove të mëposhtme:/ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

FOTO-Dielli lind ndryshe në Korçë/ Qyteti plot ngjyra në festën e Karnevaleve

Publikuar

-

Nga

Korça është një nga qytetet që rizgjoi traditën e karnevaleve. Sot në këtë qytet festohen Karnevalet, ku njerëzit kanë sjellë një sërë kostumesh dhe personazhezh nëpërmjet maskimeve të tyre.

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane , Karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin shkurt.

Veç individëve të shumtë të veshur karnavale, kishte edhe grupe me kitara, këmbajka dhe maska butaforike si koka kafshësh dhe njerëzish. Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike.

LEXO EDHE:  Ja ku gjendet plazhi më i bukur në Europë
LEXO EDHE:  Në qershor 1941 pushtuesit italianë bënin plazh në Vlorë

Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas vitit 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas vitit 90.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri.

Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Maturantët në protestë/ Akuza Evis Kushit: Na mashtruat

Publikuar

-

Nga

Maturantët kanë dalë sot në një protestë para Ministrisë së Arsimit. Protesta vjen një ditë pas provimit të Matematikës, për të cilin maturantët pretendojnë se pyetjen ishin shumë të vështira.

Maturantët janë mbledhur në protestë dhe deklarojnë se nuk do të tërhiqen, derisa të ketë një përgjigje nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Maturantët pretendojnë se Evis Kushi i ka gënjyer, duke iu thënë se pyetjet nuk do ishin të vështira.

LEXO EDHE:  Qeveria vendos kalimin e sektorit të Turizmit te Ministria e Ekonomisë

LEXO EDHE:  Qeveria vendos kalimin e sektorit të Turizmit te Ministria e Ekonomisë

“Protesta jonë ka të bëjë me ata që nuk i mbajtën premtimet. Ministri e turpit, na gënjyet. Do protestojmë gjatë gjithë javës, derisa e drejta jonë të shkojë në vend. Nuk do futemi as në provimet e tjera, derisa të na japin një përgjigje. Presim një përgjigje nga Evis Kushi.

Ajo doli e tha që pyetjet do ishin të lehta, do kuptoheshin, por jo ishte një mashtrim.”-tha një maturante, në një prononcim për Report tv.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Vjehrra më shkatërroi jetën”/ Gruaja rrëfen konfliktin në familje, lutja përlotëse për fëmijët

Publikuar

-

Nga

Në emisionin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula ka mbërritur një rrëfim ku në thelb është ndërhyrja e vjehrrës në çift. Një grua që ka dëshiruar të mbetet anonime tregon se si nëna e ish-burrit të saj ndikoi derisa ajo marrëdhënie shkoi në dhunë e ajo u detyrua të largohet, ndërsa gjykata nuk ia dha fëmijët për shkak të gjendjes ekonomike.

Prekëse është lutja që ajo bën për vajzat që të pranojnë ta takojnë e të kuptojnë se çfarë kushtesh ekstreme të dhunës e kanë detyruar të ikë natën nga shtëpia. Kjo situatë konfliktuale, e gjendur shpesh në realitetin tonë, është marrë në analizë nga specialistët, psikologe Aleksandra Puci dhe avokat Saimir Lame. Pasi janë njohur me jetën e rënduar të kësaj gruaje që është përballur me akuzat e stisura për tradhti bashkëshortore, psikologia Puci thotë se ndërhyrjet e palëve të treta, kanë impakt shumë negativ, ndërsa shton se ndodh rëndom që gratë tolerojnë dhunën duke shpresuar se raportet do rregullohen apo se edhe një fëmijë do i afrojë edhe më shumë.-raporton bw.

LEXO EDHE:  Foto-Bregdeti Durrës-Golem/ "Zhduken" plazhet publike
LEXO EDHE:  Foto-Bregdeti Durrës-Golem/ “Zhduken” plazhet publike

“Kur partnerët nuk kanë pasur komunikim që në fillim, nuk mund ta kenë më vonë..”-thotë Puci.

Avokati Saimir Lame shprehet mbi këtë histori a situata të ngjashme se prindërit e divorcuar keqkuptojnë procesin, pasi mendojnë se do humbin të drejtën e prindërimit e shton se pikërisht këtu është roli i gjykatës për të ndarë siç duhet përgjegjësitë e secilit. Lame vëren se ish-partnerët i përdorim fëmijët si hakmarrje ndaj njëri-tjetrit, e pranon se palët vënë shpesh si faktor kryesor të ndarjes, ndërhyrjen e familjarëve, në rastin konkret të vjehrrës e cila manipuloi dhe vajzat e vogla për t’i larguar nga nëna e tyre.

LEXO TE PLOTE