Connect with Us

Buxheti për pandeminë/ Çipa kritika të forta: Duhet të ndriçohet e vërteta

Politikë

Buxheti për pandeminë/ Çipa kritika të forta: Duhet të ndriçohet e vërteta

Publikuar

-

Analisti dhe pedagogu i gazetarisë, Aleksandër Çipa, ka kritukuar masat e qeverisë për përballimin e situatës nga Covid-19.

Sipas tij, gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk duhej zgjatur dhe masat e ndërmarra nuk duhej të ishin kaq radikale.

“Mendoj që ndoshta  duhet diskutuar dhe studiuar me parë per qendrat  metropolitane dhe tyre periferike ku rrezqet nuk janë aq evidente sa në ato urbane.

Nga harta e publikuar nga kryeministri, nuk është një shpërndarje e njëtrajshtnme e rrezikut nga koronavirusi.

Ka një kontast të fuqishëm për karantinimin e banorëve,mendoj se masat e ndërmarra  nuk duhej të ishin kaq radikale dhe gjendja e fatkeqësisë nuk duhej zgjatur për në 23 qershor.”

Çipa theksoi gjithashtu se pas mbarimit të pandemisë duhet të hetohen akuzat e PD-së ndaj qeverisë për mënyrën se si po përdoret buxheti për pandeminë.

LEXO EDHE:  Basha ngul këmbë për propozimet e PD/ "Kryeministri t'i adaptojë pa humbur kohë, nuk janë shpikje"

”Unë mendoj që në periudhën post pandemike, media do ketë mundësinë për të bërë transparencë  për vendimmarrjet e qeverisë për buxhetin e pandemisë.

Duhet të ndriçohet e vërteta, për vendimet e e marra nga Këshilli i Ministrave, për konçensionet apo dhe për mënyren se si janë adminstruar buxhetet mes administratës dhe investitorëve.

Opozita zyrtare ka sjelle kritika dhe denoncime të cilat nuk janë dokumentuar dhe nuk është bërë asgjë për t’i hetuar”, u shpreh ai më tej për Ora news.’/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Covidi është konspiracion”/ Kryemadhi: I ka dalë nga duart atyre që e organizuan

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar si konspiracion koronavirusin, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzish në të gjithë globin.

“Çështja e Covidit është një konsipracion që ka të bëjë me gjëra të tjera. Nuk mund ta ndryshoj unë këtë situatë”, tha ajo shkurtimisht.

Më tej ajo theksoi se Covid-19 është virus laboratorik, që sipas saj ka dalë jashtë kontrollit.

“Është një virus laboratorik. Është një situatë e dalë jashtë kontrollit e atyre që e kanë organizuar. Duke qenë se ne jemi një vend i vogël nuk mund të rekomandoj gjë”, u shpreh ajo gjatë një lidhje me Rtv Ora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Njerëzit do dalin si zombi rrugëve për tu hakmarrë”/ Kryemadhi: Mos na shikoni ne si pjeshka blloku, të gjithë kemi faj

Publikuar

-

Nga

“Njerëzit do dalin si zombi rrugëve për tu hakmarrë”/ Kështu ka deklaruar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pak momente më parë.

“Njerëzit do të dalin si Zombi rrugëve për tu hakmarrë ndaj njerëzve të cilëve kanë krijuar këtë situatë sot. Sot kjo situatë akoma nuk e ndjen, sepse njerëzve akoma i duket sikur kanë marrë lejen e zakonshme dhe janë me pushim. Por kjo situatë do të fillojë të shpërthejë atëherë kur njerëzit mos kenë më mundësi për të ushqyer familjet e tyre”, theksoi liderja e LSI.

Ajo tha në një lidhje me Rtv Ora se njerëzit do të bëhen shumë keq nga gjendja ekonomike dhe do ta shqyejnë Ramën.

“Gjendja do të jetë shumë keq ekonomikisht. Njerëzit do ta shqyejnë, po ua them sinqerisht, mos shikoni rrjetet sociale. Shqipëria nuk është në rrjetet sociale. 80% e shqiptarëve nuk kanë bukë të hanë.

LEXO EDHE:  Video/ Basha prezanton planin 8 pikësh dhe i bën thirrjen urgjente qeverisë

LEXO EDHE:  Buxheti faktik 2014, të ardhurat 0.3 për qind më pak se plani

Ja t’ju pyes: Sa nxënës ju kanë thënë s’ndjekim dot mësim online se s’kemi telefon? 80% e shqiptarëve nuk kanë smartphone, 80% e shqiptarëve s’kanë bukë të hanë se u janë mbyllur bizneset. Kjo more është situata. Mos mendoni se na shikoni ne politikanëve që bëjmë nga një foto si pjeshkat e bllokut dhe thoni kjo është jeta! Jo nuk është kjo jeta dhe fajin e kemi të gjithë ne për këtë nga i pari tek i fundit”, nënvizoi kryetarja e LSI./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi sulmon mediat/ “Janë makina oligarkësh të kthyera në funksion të qeverisë”

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kritikuar dhe sulmuar mesditën e sotme mediat për transmetimin e propagandës së qeverisë.

Kryemadhi i cilësoi mediat si makina oligarkësh të kthyera në funksion të qeverisë.

“Makinat e oligarkëve janë mediat shqiptare që janë kthyer në funksion të qeverisë për shkak të pronarëve. Jeni ju gazetarët që duhet ta ndryshoni këtë. E dimë që qeveria kontrollon mediat, i kërcënon ato. Por kaq absurd nuk është që të nxjerrësh tre gra me tre makineri atje. Po le të dalë Rama me Endrri Fugën atje”, tha ajo, ndërsa deklaroi se gazetarët duhet të shkojnë me kamera në dorë të transmetojnë aferat e qeverisë.

“Nuk duhet të shkoj unë me kamerën në dorë, se nuk e kam unë kamerën. E kanë gazetarët. Gazetarët që duan të bëhen politikanë duhet t’i ndjekin me kamera. Nuk them që s’po bëjnë punën e tyre, por ka shumë gjëra që po them se nuk duhet të bëhen më”, nënvizoi ajo në një lidhje me Rtv Ora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE