LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U rikthye te Infektivi pasi mposhti koronavirusin/ Najada Çomo: Dhimitër Kraja është motiv për ne

24 Prill 2020, 21:14, Sociale CNA
U rikthye te Infektivi pasi mposhti koronavirusin/ Najada Çomo:

Mjeku i njohur Dhimitër Kraja u rikthye serish në krye të detyrës për tu përballur me Covid-19, pak javë pasi u shërua nga virusi.

Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka ndarë një mesazh për mjekun i cili u rikthye ?në frontin e luftës?.

?Rikthimi i Profesor Dhimiter Kraja, ishte Gëzim dhe Motiv per Ne ! Një Personalitet që Populli duhet ti jetë shumë mirënjohës, dhe ne të nderuar që e kemi mes nesh ! Je Personalitet?, shkruan Çomo.

Dhimitër Kraja, u kthye në detyrë edhe pse kishte dalë në pension, ndërkohë, teksa shërbente në pavion Kraja u infektua me Covid-19. Fatmirësisht mjeku ia doli të mundë virusin e rrezikshëm dhe u rikthye përsëri tek Infektivi për të dhënë kontributin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga