LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tërmet na ndero, se ti je i lëvizshëm”! Kryebashkiaku i bindet Ramës: Po komandant!

24 Prill 2020, 17:49, Politikë CNA
“Tërmet na ndero, se ti je i lëvizshëm”!

Gjatë bashkëbisedimit me kryebashkiakët e zonave të gjelbërta, kryeministri Edi Rama iu kërkoi atyre të tregohen të kujdesshëm dhe të monitorojnë gjithçka.

Rama iu drejtua me batutë Tërmet Peçit të Tepelenës, duke i thënë të tregojë kujdesë, pasi sipas tij, ai është i lëvizshëm.

Rama: Tërmet, se ti je shumë i lëvizshëm, kujdes me këtë hapjen, na ndero.

Tërmet Peçi: Po komandant, urdhri jot do të zbatohet nuk diskutohet, por mendoj se deri tani masat dhe të gjitha fashat e qeverisë janë zbatuar. Falë Zotit dhe falë masave që keni marrë ju nuk kemi asnjë rast. Shpresojmë që të mos kemi asnjë rast, pasi deri tani Tepelena është model./CNA.al

Lajmet e fundit nga