LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të infektuarit në burg dhe fasoneri/ Pipero: Në autobusin me 20 vende hipin 25 veta

24 Prill 2020, 19:25, Lifestyle CNA
Të infektuarit në burg dhe fasoneri/ Pipero: Në autobusin me 20

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka komentuar situatën në disa fasoneri si dhe në burgun 313 në Tiranë ku janë konfirmuar disa persona me koronavirus.

Sipas Piperos, këto dy raste janë të veccuara dhe do të thonë shumë.

?Do të thotë që aty ku humbet vigjilenca, ku humbet vëmendja, ku nuk respektohen rregullat mund të shëprthejnë vatra të vogla apo të mëdha. Virusi nuk ka ikur, virusi është midis nesh, prandaj kujdesi duhet të jetë i shtuar?, tha Pipero në një lidhje me Skype për ?Zonë e Lirë?.

Mjeku ka theksuar se nuk mjaftojnë vetëm kushtet Brenda fasonerive por duhet bërë kujdes edhe me transportin e tyre.

?Nuk mjaftojnë vetëm kushtet brenda fasonerisë, por duhet i njëjti kujdes për transportin e punëtorëve. Kam dëgjuar që në autobusin me 20 vende hipin 25 punëtore.
Këto objekte duhet të jenë të monitoruara, duhet të respektohen masat?, theksoi Pipero./CNA.al

Lajmet e fundit nga