Connect with Us

Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19?

Bota

Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19?

Publikuar

-

Sensacioni në samitin e BE ishte deklarimi i mundësisë së dhënies së granteve nga BE. BE do të ngarkojë me borxhe jo vetëm shtetet e pasura, por edhe shtetet më të varfra për të ndihmuar nevojtarët, shkruan Auron Dodi.

Për paketën e parë për ndihmë të menjëhershme, 540 miliardë euro, në dispozicion që në qershor, qe rënë dakord para disa ditësh. Dje ajo u aprovua në samitin virtual të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE. Debati kryesor në BE tani është për programin konjukturor, për paketën e dytë, të rindërtimit.

Prej saj do të përfitonin kryesisht shtetet e goditura më rëndë nga Covid-19 dhe që nuk kanë burime vetjake të mjaftueshme, si p.sh. shtetet e jugut: Italia, Spanja (ndoshta edhe Franca).

Ende nuk është përcaktuar vëllimi përfundimtar i kësaj pakete. Por mosmarrëveshje të thella ka për faktin nëse paketa do të japë kredi apo edhe grante, pra para që marrësit nuk do t’i kthejnë më.
Për vëllimin e ndihmës (e cila do të lidhet me madhësinë e buxhetit të ri të BE) Komisioni Evropian ka përfytyrimet e tij. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha dje se “nuk flasim për miliarda, por më tepër për një bilion” euro.

Me kërkesën e shteteve anëtare, Komisioni Evropian do të analizojë tani cilët sektorë ekonomikë janë goditur më fort nga kriza e Coronas dhe do të paraqesë një propozim: në datën 6 maj, ose më e vonta në javën e dytë apo të tretë të majit.

Sensacioni në samitin e djeshëm virtual të BE ishte gjithsesi pranimi i mundësisë së dhënies së granteve nga BE. Ursula von der Leyen foli dje për herë të parë se shtetet nevojtare do të marrin edhe grante. “Duhet gjetur një balancë midis granteve dhe kredive”, tha von der Leyen.

Fakti që von der Leyen e bëri një deklaratë të tillë tregon se pas perdeve shtetet më të pasura të BE kanë rënë në parim dakord për këtë ofertë.

Dhe që këmbëngulja e shteteve jugore, që edhe ato të fitojnë mundësinë t’i përgjigjen „në mënyrë simetrike” goditjes simetrike ndaj BE prej virusit Covid-19, ka shënuar një sukses. Por megjithë përparimin e bërë, kjo do të kërkojë negociata të reja në BE.

Shkaku për rezervat për grante është nga njëra anë parimor: me grantet institucionalizohet transferta e pasurisë drejt jugut të Evropës, ankohen shtetet veriore. Nga ana tjetër, mënyra e financimit të fondit të rindërtimit të BE e bën edhe më të vështirë argumentimin e subvencioneve për disa shtete.

Kufizimi i përgjegjësisë me instrumentin e ri të BE

Negociatat pas dyerve të mbyllura këto ditë kanë arritur një konsensus: paketa e rindërtimit do të financohet me borxhe të reja, të cilat do t’i marrë në tregje Komisioni Evropian, në emër të BE. Paratë nga borxhet do të derdhen pastaj në buxhetin e ri, shumë më të gjerë se të mëparshmit të BE, për vitet 2021-2027. Dhe ky buxhet do t’u japë para shteteve nevojtare për investime publike.

Kjo është rruga më e shpejtë ligjore, e lejuar nga marrëveshjet në fuqi të Bashkimit Evropian. Modeli i ri i bondeve të BE bazohet në instrumentin e solidaritetit të marrëveshjeve të BE, neni 122, paragrafi i dytë. Këtë e theksoi në fillim të kësaj jave kancelarja gjermane Merkel, në një konferencë për mediat.

Me këtë instrument të ri, përgjegjësinë për paratë që do të marrin shtetet nevojtare për rindërtimin, pra për kreditë apo grantet nga BE, do ta mbajnë shtetet anëtare, por në përputhje me pjesën e tyre në prodhimin ekonomik të BE. Sipas gazetës gjermane Handelsblatt, për Gjermaninë kjo pjesë është 26,9 përqind, për Francën 20,2 përqind.
Është një formë eurobondesh, por nuk quhet zyrtarisht e tillë, pasi përkufizimi i termit eurobond solli shumë debate. Në këtë kuadër Gjermanisë do t’i duhet t’i rrisë “përkohësisht” kontributet në buxhetin e BE, tha dje (23.04.) kancelarja Angela Merkel para Bundestagut Gjerman.

LEXO EDHE:  Ahmetaj shpjegon paketat/ "Armiku i padukshëm po shkrin qëndrueshmërinë ekonomike"

Me instrumentin e ri, dallimi nga Corona-bondet ose Eurobondet e zakonshme qëndron në faktin se me këtë formë të re, çdo shtet nuk do të përgjigjet për gjithë shumën e borxhit të marrë te kapitali i krijuar me borxhet. Kurse me eurobonde të zakonshme, kur një shtet nuk do ta paguante dot borxhin (siç druhen shtetet veriore për shtetet jugore), boshllëkun duhet ta kompensonin gjithë të tjerët.

Italia më e kënaqur se më parë

Italia u detyrua të heqë dorë nga kërkesa për Corona-Bonde, pasi mbeti e vetme. Megjithë favorizimin për eurobonde të zakonshme (që do të kërkonin megjithatë ndryshimin e marrëveshjeve të BE) edhe Spanja e Franca thanë se e mbështesin modelin e ri të huave.

Që në samitin e së enjtes (23.04.) u shqiptua mundësia e dhënies së granteve duhet të ketë kënaqur kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte.

Aq më tepër kur Italia, Spanja e disa shtete të tjera kanë edhe një arsye tjetër për të qenë të kënaqura. Banka Qendrore Evropiane deklaroi të mërkurën se do t’u blejë shteteve anëtare, bonde, letra me vlerë me rrezik të lartë.

Kjo bëhet që besueshmëria e këtyre shtete të mos degradohet në treg nga agjencitë e vlerësimit të riskut, për shkak të krizës së Covid-19. Ky është hapi i parë i këtij lloji nga Banka Qendrore Evropiane, të cilin vëzhguesit e shikojnë si shkelje të parimeve të deritashme të BE.
Por diskutimi për raportin grante-kredi në fondin e rindërtimit, si dhe për faktin e dhënies së granteve mbetet i hapur.

Franca, Italia dhe Spanja favorizojnë grantet

Italia dhe Franca janë qartësisht që huatë që do të marrin shtetet nevojtare nga ky fond i BE të jenë grante, pra paratë të mos kthehen. Këtë e kërkoi prerazi këtë javë ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire.

Ç’kuptim ka që të thellohet edhe më tej borxhi kombëtar i shteteve në nevojë me kredi të reja, kur shtetet e jugut janë të zhytyra edhe tani në borxhe, pyesin në Paris. Në një intervistë dhënë gazetës Financial Times, Presidenti i Francës Emmanuel Macron tërhoqi vëmendjen se disa shtete anëtare nuk i ndihmojnë dot me garanci të gjera (si shtetet veriore) ndërmarrjet vendase, pasi nuk kanë rezerva të mjaftueshme kapitali. Edhe pa Covid-19, borxhi i Italisë është rreth 130 përqind e prodhimit ekonomik (madje edhe borxhi i Francës pritet të arrijë 115 përqind të prodhimit ekonomik).

Nga ana tjetër: është e vështirë që disa shteteve më të varfra se Italia të BE, si p.sh. Rumanisë apo Bullgarisë t’u shpjegosh që duhet të marrin përmes BE borxhe (të cilat kanë kosto për ta) për t’ia falur paratë pastaj, me grante, Italisë, Spanjës e ndoshta edhe Francës.

Ndaj kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha dje në Bruksel se po qe fjala për grante, pra për dhurata, paratë duhet të sigurohen nga programe të tjera evropiane./DW

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Covid-19 në SHBA/ Mbingarkohen spitalet në jug dhe perëndim të vendit

Publikuar

-

Nga

Në Shtetet e Bashkuara të enjten u njoftua një shifër rekord ditore, prej më shumë se 64 mijë rastesh me koronavirus, më e larta që prej fillimit të pandemisë. Njësitë e kujdesit intensiv janë të mbingarkuara në spitalet në perëndimin dhe jug të vendit si Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksasi shtete që kanë shënuar së fundmi një rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Zyrtari më i lartë në vend për sëmundjet infektive Anthony Fauci, u ka kërkuar guvernatorëve që t’i shtyjnë planet për rihapje të ekonomisë, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të virusit. Të premten universiteti Johns Hopkins njoftoi më shumë se 12 milionë 291 mijë të prekur nga koronavirusi në mbarë botën që prej fillimit të pandemisë, 3 milionë nga të cilët në SHBA.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur ta rrafshojnë trajektoren e koronavirusit, Presidenti Donald Trump vazhdon të bëjë presion për hapjen e shkollave. Ka ende pikëpyetje rreth asaj se sa e sigurt do të ishte hapja e tyre për fëmijët dhe personelin pedagogjik.

LEXO EDHE:  Kriza e vetëpunësimit/ 37 mijë persona kanë dalë nga skema në 4 vjet

LEXO EDHE:  Kriza e vetëpunësimit/ 37 mijë persona kanë dalë nga skema në 4 vjet

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një komision të pavarur për të analizuar reagimin ndaj pandemisë. Shefi i OBSH tha se komisioni do t’i japë mundësi botës “të kuptojë të vërtetën për rrjedhën e ngjarjeve dhe zgjidhjet për të krijuar një të ardhme më të mirë për njerëzimin”.

Njoftimi i shefit të OBSH-së pasoi kritikat e Presidentit Trump ndaj organizatës ndërkombëtare për reagimin e saj ndaj pandemisë duke deklaruar të martën tërheqjen zyrtare të SHBA nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky hap u kritikua nga aktivistë të shëndetit publik dhe kundërshtarë të presidentit./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Konfirmohet me koronavirus Isa Mustafa/ Pak ditë më parë takoi Ramën

Publikuar

-

Nga

Konfirmohet me koronavirus Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është prekur nga Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Isa Mustafa, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ditët në vijim do të jetë i izoluar.

“Të nderuar miq
Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar.
Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”-shkruan Isa Mustafa.

LEXO EDHE:  Shpallet tenderi për rindërtimin e shtëpisë së flamurit në Korçë

LEXO EDHE:  Google përballë një krize të madhe, humbet 24 miliardë dollar brenda javës

Kreu i LDK, pak ditë më parë takoi kryeministrin Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Sondazhet nxjerrin fitues Joe Biden përballë Trumpit

Publikuar

-

Nga

Kandidati demokrat Joe Biden është në avantazh me 4 pikë përqindje përballë, Presidentin Trump, sipas një sondazhi të realizuar nga Hill-HarrisX.

Sipas shifrave të dala nga ky sondazh, 43 për qind e votuesve të regjistruar, thanë se do të mbështesin Biden për president nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa 39 për qind e votuesve në sondazhin 3-4 korrik thanë se do të votojnë për Trump.

LEXO EDHE:  Ahmetaj jep lajmin/ Nisin aplikimet për garancinë e dytë sovrane

LEXO EDHE:  Shpallet tenderi për rindërtimin e shtëpisë së flamurit në Korçë

Pesë përqind e votuesve thanë se preferojnë dikë tjetër, ndërsa një përqindje shtesë prej afro 5 për qind e votuesve thanë që nuk planifikojnë të votojnë në zgjedhje.

Anketa  zbulon se epërsia e Biden është ngushtuar me 10 pikë nga përplasja e muajit të kaluar, ku Trump po sumonte ish-Zëvendës Presidentin demokrat. /CNA.al

Sondazhet e ditëve të para të korrikut

 

 

 

LEXO TE PLOTE