Connect with Us

Samiti virtual i BE-së/ Vullnet po, por jo ujdi

Blog

Samiti virtual i BE-së/ Vullnet po, por jo ujdi

Publikuar

-

hkurt dhe i përmbledhur ishte samiti i BE-së të enjten, por edhe pa rezultate. Paketa koniunkturore kundër krizës së Coronës u përgatit, por solidariteti në BE ka ende shumë teste sprove përpara, shkruan Bernd Riegert.

Pjesa e fundit e serialit europian me video të “Samitet e Coronës” të jep pak shpresë. 27 krerët e vendeve dhe qeverive anëtare duket se janë të një mendimi në këtë krizë të jashtëzakonshme – grindjet për shumat gjigande të mos i bëjnë edhe aq publike. Unitet duhet të demonstrohet. Konfirmimi i solidaritetii duhet të qetësojë qytetarët e tronditur të BE, ata që po humbasin vendin e punës dhe kanë frikë për ekzistencën e tyre. Shikoni, qeveritë tuaja tregojnë kujdes, duan një program rimëkëmbjeje prej 1 bilionë eurosh, 1000 miliardë euro. Ky duhet të jetë mesazhi i shpresës.

E kjo është e nevojshme para gjendjes së komës në të cilën e kanë vendosur ekonominë luftëtarët e pandemisë. Vullnetin e fortë të 27 vendeve anëtare për të ecur përpara e theksoi edhe presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel. BE nuk tundet. Kërcënimet e zemëruara dhe pyetjet e qeverisë italiane, përse duhet të kemi BE, nëse nuk ndihmon tani kanë heshtur për momentin.

Vullnet po, por jo ujdi

Kryeministri italian, Giuseppe Conte pas konsultimeve u shpreh për çudi me entuziazëm. Tani ka një fond rimëkëmbjeje, që do të financohet me garanci të përbashkëta europiane. Kjo dukej e pamundur para tre javësh, triumfoi Conte. Por këtu ai harron, se për shumë krerë qeverish e shtetesh ende janë të pamendueshme garanci të përbashkëta, bonde apo borxhe të përbashkëta.

Ujdi nuk ka as për çështjen, nëse paratë duhet të shpërndahen si mbështetje direkte në arkat shtetërore apo si kredi, që duhet të kthehen dikur. Gjermania është për dhënie kredish, Franca po ashtu, Italia për mbështetje direkte financiare, edhe Spanja erdhi me idenë që të merren borxhe që nuk kthehen. Fantazitë u rritën pas pohimit të Merkelit, se gjermanët do të solidarizohen me BE dhe do të paguajnë më shumë në buxhetin e përbashkët europian. Por Merkel nuk dha shifra.

Atmosfera pra në këtë samit ishte pak më e çliruar, por nuk janë vendosur detajet, megjithëse të gjithë këmbëngulën, se koha nuk pret. Tani brenda pak javësh Komisioni Europian duhet të bëjë një mrekulli politike, e të përpilojë një buxhet të BE, që shërben si bazë për fondin gjigand të rindërtimit. Presidentja e Komisionit europian, Ursula von de rLeyen ka dhënë sinjale, se shtetet e BE duhet të paguajnë dyfish më shumë se deri tani në buxhetin e përbashkët, në vend të 150 pra 300 miliardë euro për dy ose tre vjet. Këtë kapital ajo do të rrisë me kredi deri në 1000 miliardë euro. Nuk dihet, nëse kjo shumë për vendet e goditura rëndë nga Corona do të shpërndahet si kredi apo do dhurohet si mbështetje. Von der Leyen ka parasysh “një përzierje të të dyjave”, thënë ndryshe as ajo nuk e di.

Përpara mund të ecet vetëm të bashkuar

Ajo që dihet është, se shtetet e BE duhet të mos i lenë në baltë më të dobtit. Drejtpeshimet në BE do të zhvendosen. Paratë nuk do të kalojnë si deri më tani në Lindje, por në jug. Solidariteti në BE do duhet të përballet me sprova të tjera të vështira, Llogarinë e Coronës do duhet të mbajnë në supe taksapaguesit e vendeve veriore të BE. Gjermanët do përgjigjen me të paktën 25% këtu. Ata do duhet të tregohen solidararë dhe e meritojnë falënderimin e vendeve jugore. Përpara mund të ecet vetëm të ashkuar. Vetëm asnjë nga shtetet e BE nuk ka shans të përballojë krizën. Ekonomia në tregun e brendshëm europian është shumë e ndërlidhur. Së bashku shtetet e BE do të bien në recesion, e po bashkë do duhet të ngrihen në këmbë./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Eda

    24 Prill, 2020 at 11:08 am

    Edataku25

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Meshkujt viktima të përdhunimit, tabuja e fundit e luftës në Bosnjë

Publikuar

-

Nga

Burrat që u përdhunuan ose pësuan dhunë seksuale gjatë luftës në Bosnje të viteve 1992-1995, prej kohësh kanë ngurruar të flasin nga frika e stigmatizimit, por tani po bëhen përpjekje për të siguruar që ata të marrin të njëjtat pensione si viktimat e tjera të luftës

Nga Zinaida Djilelovic

Edhe sot, kaq shumë vjet pas luftës, kam makthe. Më vijnë në mendje imazhe dhe më kthehen kujtimet, i dëgjoj ende zërat kërcënues.”

Këto janë fjalët e një ish të burgosuri që u kap gjatë luftës në 1995 dhe u mbajt në arrest për 27 ditë. Për një pjesë të kësaj periudhe, ai u mbajt në një qendër paraburgimi në Hadzici, në periferi të Sarajevës, ku, ashtu si të burgosurit e tjerë, u abuzua seksualisht.

“Këto gjëra të mbeten gjithmonë në mendje. Të shtypin si pinca. Nuk ka asnjë mënyrë për t’u relaksuar”, tha për BIRN ish-i burgosuri, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Përdhunimi, tha ai, ishte “një strategji lufte në atë kohë”. Burrat që abuzuan me të nuk janë ndjekur kurrë penalisht.

“Ditën e tretë u largova nga kampi i përqendrimit dhe i tregova gruas time atë që kisha kaluar”, kujton ai. “Ajo më ndihmoi shumë. Fatkeqësisht, e zuri diabeti nga stresi i madh dhe ajo ndërroi jetë disa muaj më parë.”

Ai tha se e ka ndihmuar edhe ekipi Medica Zenica i udhëhequr nga drejtoresha Sabiha Husiç. Medica Zenica u themelua në vitin 1993 dhe ishte OJQ-ja e parë që ndihmoi gratë që i mbijetuan dhunës seksuale. Shtatë vjet më parë, OJQ-ja kuptoi se duhej të fillonte edhe përkrahja për burrat.

“Drejtoreshën Husiç e takova në një konferencë në Sarajevë, ku po diskutohej për të drejtat e grave”, tha ish i burgosuri. “Zakonisht flitet për gra që janë përdhunuar ose abuzuar seksualisht. Më pas u tregova atyre se ka edhe burra që i kanë mbijetuar kësaj.”

Ai tha se mendon se është shumë më e vështirë për burrat që janë përdhunuar ose abuzuar seksualisht të flasin për këtë.

“Ka kaq shumë pikëpyetje se si mund të ndodhë kjo… Fatkeqësisht, mund të ndodhë”, tha ai.

“Ka shumë burra që nuk kanë folur dhe nuk do ta bëjnë kurrë. Unë nuk do të kisha treguar, edhe nëse gjërat s’do të kishin shkuar ashtu si shkuan. Është e vështirë. Duhet të përballesh me këtë gjë. Unë i mbijetova kësaj dhe s’ka asgjë që mund ta kompensojë këtë. E mban përbrenda, si të ishte një bombë”, vazhdoi ai.

Medica Zenica e ndihmoi atë të merrte statusin zyrtar si “viktimë civile e luftës”. Sipas ligjit, viktimat e regjistruara civile të luftës kanë të drejtë pensioni, i cili për të mbijetuarit e abuzimit seksual dhe përdhunimit arrijnë në 594 marka boshnjake (304 euro) në muaj.

Sigurimi i statusit zgjati dy vjet dhe çështja u desh të çohej në gjykatë, kujtoi ai.

“Procesi ishte shumë i vështirë. Duhet të bëhen shumë deklarata, disa prej të cilave janë të papërshtatshme dhe që përsëri sjellin nëpër mend episode të rënda psikologjike te të mbijetuarit që kanë kaluar gjithë këto trauma. Me këto raste merren njerëz që s’kanë arsimin e duhur dhe janë joprofesionistë”, argumentoi ai.

Ai shtoi se përfitimet financiare nuk i zgjidhin problemet e viktimave dhe se ai do të preferonte që shteti të sigurojë “komunitete terapeutike për të mbijetuarit e abuzimit seksual gjatë luftës”.

Drejtoresha e Medica Zenica, Sabiha Husiç, tha se Bosnja dhe Hercegovina nuk ka statistika zyrtare për numrin e burrave dhe grave që janë sulmuar seksualisht dhe janë regjistruar zyrtarisht si viktima civile të luftës.

Ndërsa punonte për tezën e saj të doktoraturës në lidhje me mbështetjen për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës, ajo vlerësoi në bazë të informacioneve që mblodhi nga organizatat ndërkombëtare dhe raportoi se rreth 3,000 burra ishin përdhunuar gjatë luftës.

“Doja të analizoja dhe mësoja nga statistikat për të parë se sa vetë aplikuan për statusin e viktimës civile të luftës, sa ishin refuzuar dhe cilat ishin arsyet e refuzimit. Megjithatë, ky informacion nuk është i disponueshëm”, tha Husiç.

Deri më tani, shtatë burra kanë arritur statusin e viktimës civile të luftës nëpërmjet Medica Zenica. Por një numër i madh viktimash nuk duan të aplikojnë, pasi i druhen pyetjeve të sikletshme ose poshtëruese, ose se mos pyeten se pse po aplikojnë tani, kaq shumë vjet pas luftës.

Husiç tha se pyetje të tilla janë të papranueshme: “Ne nuk kemi të drejtë të pyesim pse dikush vendosi të flasë sot ose do të vendosë të plasë pas pesë ditësh apo pesë muajsh. Ne duhet të krijojmë një situatë të sigurt në të cilën të mbijetuarit e dhunës seksuale të kohës së luftës do të ndihen të sigurt dhe të mbështetur sa herë që ata zgjedhin të flasin ose të kërkojnë të drejtat e tyre.”

Përdhunimi i burrave ka qenë një temë tabu për shumë vjet, shpjegoi ajo.

“Nga përvoja në Medica, mund të them se në fillim nuk menduam se edhe burrat mund të jenë gjithashtu viktima të kësaj lloj dhune”, tha ajo.

“Unë mendoj se procesi i të folurit ishte më i vështirë për burrat sepse atyre u mungonte mbështetja”, shtoi ajo.

Stigma dhe frika

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë e klasifikoi abuzimin seksual dhe përdhunimin e grave, burrave dhe fëmijëve si një krim lufte për herë të parë në rastet që u ngritën nga lufta në Bosnje. Gjykata e mbështetur nga Kombet e Bashkuara ka dhënë disa vendime dhe ka përfshirë pretendime për sulme seksuale dhe përdhunime të burrave dhe djemve.

Krimineli i parë i luftës që u dënua për krime përfshirë dhunë seksuale nga gjykata ishte politikani dhe luftëtari paraushtarak serb i Bosnjës Dusko Tadiç, i cili në vitin 1997  u dënua me 20 vjet burg.

Në vitin 1998, gjykata dënoi komandantin e kampit të burgimit Zdravko Muciç, zëvendësin e tij Hazim Deliç dhe rojën e kampit Esad Landzo për akuza që përfshinin edhe dhunë seksuale kundër civilëve serbë të Bosnjës që mbaheshin në një kamp paraburgimi në Celebici.

Gjykata dënoi gjithashtu ish-policin serb të Bosnjës Ranko Cesiç në 2004 për krime lufte,  duke përfshirë detyrimin e dy vëllezërve myslimanë, të cilët u burgosën në kampin e paraburgimit Luka në Brcko, që t’i kryenin seks oral njëri-tjetrit.

Dëshmitë e dhunës seksuale ndaj burrave u regjistruan edhe në  çështjen e gjykatës kundër Mico Stanisiç, ministrit të brendshëm i kohës së luftës në entitetin serb të Bosnjës Republika Srpska, dhe Stojan Zupljanin, shefit të shtabit rajonal të policisë në qytetin kryesor të entitetit, Banja Luka.

Një pjesë e vendimit të shkallës së parë nga viti 2013 thotë se “në Qendrën Kulturore Chelopek (ndërtesa e paraburgimit në Zvornik), Grerëzat e Verdha dhe formacionet e tjera paraushtarake, me dijeninë e policisë, rrahën dhe plagosën rëndë të burgosurit myslimanë. Ata u poshtëruan, abuzuan seksualisht dhe u gjymtuan.”

LEXO EDHE:  BE propozon përfshirjen e Kosovës në takime të nivelit të lartë të bllokut

LEXO EDHE:  Fleckenstein: Nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat, BE humbet besueshmërinë

Lideri paraushtarak Dusan Vuckoviç Repiç “detyroi dy palë baballarë dhe djemtë e tyre të kryenin akte seksuale me njëri-tjetrin, përfshirë marrëdhënie seksuale dhe penetrim me një bisht fshese”, sipas vendimit. Vuckoviç Repiç vdiq në një burg në Beograd në 2005, tetë ditë para se të fillonte gjyqi i tij për krimet në Zvornik.

Abuzimi seksual dhe përdhunimi i burrave gjatë luftës është raportuar në 23 vende në të gjithë vendin deri më tani, tha Bakira Haseciç, presidente e shoqatës Gratë – Viktima të Luftës.

Haseciç kujtoi deklaratën e një burri që i mbijetoi abuzimit seksual në një kamp paraburgimi në Zvornik: “Ata u detyruan të përdhunonin një dose dhe para kësaj iu dhanë disa pilula. Dhe kur mendon se i ke mbijetuar gjithçkaje dhe ke parë gjithçka, kur dëgjon deklaratat e njerëzve të tjerë, fillon e pyet veten nëse një mendje normale njerëzore mund ta bënte këtë.”

Gjykata shtetërore boshnjake në Sarajevë ka dënuar disa të pandehur për dhunë seksuale ndaj burrave.

Në vitin 2015, gjykata shtetërore dënoi ish-ushtarin serb të Bosnjës Gligor Begoviç me 13 vjet burg për krime kundër civilëve që po mbaheshin në qendrën e paraburgimit në Batkovic pranë Bijeljinës në vitin 1992, përfshirë edhe abuzimin seksual të disa të burgosurve.

Ish-ushtari i Ushtrisë Boshnjake Zijad Kurtoviç u shpall fajtor në vitin 2009 për krime lufte, duke përfshirë detyrimin e dy vëllezërve që ishin luftëtarë të Këshillit Kroat të Mbrojtjes që të bënin seks oral me njëri-tjetrin.

Gjithashtu në vitin 2009, ish-polici ushtarak serb i Bosnjës, Rade Veselinoviç, pranoi se, përveç veprave të tjera, ai lejoi anëtarët e grupeve paraushtarake t’i detyronin të burgosurit jo serbë që mbaheshin në Qendrën Sportive në Hadzici të bënin seks me njëri-tjetrin.

Përdhunimi dhe abuzimi seksual i të burgosurve është cituar edhe në disa raste të tjera në gjykatën shtetërore.

Bozidarka Dodik, gjyqtare në Gjykatën e Lartë në entitetin e Federatës së vendit, argumentoi se gjatë dekadës së kaluar, gjyqësori boshnjak ka bërë progres të madh në ndjekjen penale të krimeve të luftës, përfshirë dhunën seksuale gjatë kohës së luftës.

“Edhe pse shumica e këtyre çështjeve penale kanë të bëjnë me përdhunimin dhe dhunën seksuale të kryer ndaj grave, rastet në të cilat burrat janë viktima të një dhune të tillë gjithashtu po ndiqen penalisht. Megjithatë, burrat që janë viktima të këtyre veprave penale e raportojnë atë edhe më rrallë sesa gratë, kryesisht për shkak të stigmës dhe frikës se do të etiketohen si homoseksualë ose jo-burra”, tha Dodik për BIRN me email.

“Në disa raste, ka raste kur autori përdhunon drejtpërdrejt ose kryen dhunë seksuale ndaj një burri. Më të shpeshta janë situatat në të cilat autorët detyruan burrat (kryesisht në ambientet e paraburgimit) të përdhunojnë njeri-tjetrin (anal ose oral)”, tha ajo.

Ajo theksoi gjithashtu se “përveç penetrimit seksual, ka shumë forma të tjera të dhunës seksuale që mund të kryhen ndaj burrave”.

Turpërimi i viktimës

Çështja e kategorizimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës në procedurat penale ka qenë pjesë e programit të trajnimit për zyrtarët gjyqësorë në Qendrat e Trajnimit Gjyqësor dhe Prokurorial në entitetin e Federatës dhe Republikës Srpska gjatë dy viteve të fundit. Gjyqtarja Dodik është një nga trainuesit.

“Paragjykimi më i zakonshëm me të cilin përballen viktimat e dhunës seksuale, pavarësisht nëse janë burra ose gra, është se përdhunimi është një turp për viktimën, jo për përdhunuesin, dhe se si rezultat i një veprimi të tillë, viktima është e njollosur, e ndyrë dhe e padenjë për respekt”, tha Dodik.

Dodik beson se shumica e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafi tjetër gjyqësor janë të ndjeshëm ndaj viktimave, edhe pse incidente të pakëndshme ende ndodhin. Këto kryesisht vijnë për shkak të stereotipeve gjinore të rrënjosura thellë ose si rezultat i neglizhencës ose kushtimit të vëmendjes së pamjaftueshme gjatë komunikimit me viktimat, sugjeroi ajo.

“Përdhunimi, qoftë në kohë paqeje, qoftë në luftë, është ende një temë për të cilën nuk flitet shumë. Progresi në të kuptuarit e përdhunimit dhe format e tjera të dhunës seksuale mund të arrihet vetëm përmes edukimit të vazhdueshëm dhe ndërgjegjësimit, jo vetëm për zyrtarët gjyqësorë, por edhe për publikun e gjerë”, tha ajo.

Në vitin 2017, OJQ-ja TRIAL International publikoi një raport me titull  “Mitet e përdhunimit në gjyqet e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës”.

Berina Zutiç Raziç, këshilltare ligjore në zyrën e TRIAL International në Sarajevë, tha se raporti theksoi se përdhunimi ende rrallë raportohet në polici.

“Edhe pse është bërë disa progres në adresimin e çështjeve të krimeve të luftës, mitet dhe stereotipat që e zhvendosin turpin dhe fajin për dhunën seksuale nga autori tek viktima ende ekzistojnë në gjyqësorin boshnjak”, tha Zutiç Raziç.

“Sigurisht, problemi më i madh në këto raste është fakti se në shumë raste të dhunës seksuale ndaj burrave, zyrtarët gjyqësorë nuk pranojnë t’i klasifikojnë këto krime si përdhunim”, shtoi ajo.

TRIAL International punon me Qendrat e Trajnimit Gjyqësor dhe Prokurorial për të siguruar trajnime për gjyqtarët, prokurorët dhe bashkëpunëtorët e tyre juridikë, dhe madje edhe për stafin që ofron ndihmë për dëshmitarët, në një përpjekje për t’i bërë ata më të ndjeshëm ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës.

OJQ-ja filloi të punonte me Ministrinë e Drejtësisë këtë vit për të bërë të njëjtën gjë për avokatët. Ajo ka pranuar gjithashtu të sigurojë informacione në gjykatën shtetërore boshnjake për mënyrën sesi ndihen të mbijetuarit që paraqiten si dëshmitarë në rastet e dhunës seksuale të lidhura me luftën për mënyrën se si trajtohen gjatë procedurave.

Megjithatë, Zutiç Raziç vuri në dukje se stigmatizimi i viktimave vjen nga paragjykimet që janë të rrënjosura thellë në shoqëri në përgjithësi, kështu që ndryshimi duhet të ndodhë në një nivel më të gjerë se gjyqësori.

Për të mbijetuarit, traumat mbesin, edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës. Neuropsikiatri Omer Cemaloviç bëri disa vlerësime eksperte për burrat që u detyruan nga rojet e kampeve të paraburgimit që të kryenin marrëdhënie me njëri-tjetrin.

“Ky është shembulli më i keq i kafshërisë njerëzore: torturimi i të burgosurve – civilëve – në një mënyrë të tillë”, tha Cemaloviç.

“Këto janë trauma që mbesin përgjithmonë dhe është e pamundur t’i zhdukësh përgjithmonë këto trauma.”

Ky artikull u realizua si pjesë e skemës së granteve të Drejtësisë Tranzicionale të BIRN, mbështetur nga Komisioni Europian.

LEXO TE PLOTE

Blog

Gjyqi kundër Kinës, nga SHBA në Australi

Publikuar

-

Nga

Shteti i Missourit ngre padi për Kinën, për neglizhencë dhe gënjeshtra në lidhje me koronavirusin. Ministria e brendshme amerikane denoncon një operacion të gjerë propagande nga ana e Pekinit për të përhapur panik mes popullsisë amerikane. Xi Jinpingu arreston militantë të ndryshëm në Hong Kong, ndërkohë që disidenti Ai Weiwei paralajmëron se “në Kinë po forcohet sheti policor”. Tensioni mes dy fuqive të mëdha është rritur në maksimum. Tashmë i shtohet edhe elementi ushtarak. Në detin e Kinës jugore përballen forcat detare të dy superfuqive, pas episodeve që panë të kundërvihen forcat detare kineze me ato australiane dhe të Malajzisë.

Tensioni përfshin edhe aleatë. Qeveria austriale i është bashkuar korit të atyre që kërkojnë një hetim ndërkombëtar mbi përgjegjësitë e Pekinit në fillesat e pandemisë; kërkon edhe një hetim mbi rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në Brazil qeveria e Bolosnaros ka shkëmbyer gjithashtu replika të ashpra me Pekinin.

Nisma më e fortë është ajo e Missourit. Një shtet i qeverisur nga republikanët. Kërkon ë padisë shtetin kinez dhe partinë komuniste të tij për të kërkuar dëmshpërblim, për 230 të vdekurit në këtë shtet. Kërkon gjithashtu dëmshpërblime për krizën ekonomike që po varfëron Missourin. Ministri i Drejtësisë së shtetit, Eric Schmitt e ka bërë padinë në gjykatën e missourit duke ngritur disa akuza për autoritetet kineze: “Kanë mashtruar publikun, kanë fshehur informacione të rëndësishme, kanë arrestuar dëshmitarë, kanë mohuar infektimin, kanë shkatërruar kërkime shkencore, kanë lejuar që miliona njerëz të infektoheshin, kanë paguar mediat, kanë shkaktuar një pandemi globale e cila mund të parandalohej”.

Nisma gjyqësore është shumë e fortë por ka shumë pak shanse për sukses, sepse një shtet i huaj është i mbrojtur prej imuniteti të sovranitetit. Kujtohet një precedent i rëndësishëm, familjarët e viktimave të 11 shtatorit u përpoqën të vënë para drejtësisë Arabinë Saudite për rolin e saj në mbështetje. Të Osama bin Ladenit, por u penguan vazhdimisht nga qeveria federale, qoftë gjatë administratës Bush qoftë gjatë atyre të mëpasshme.

LEXO EDHE:  Strategjia e re e Komisionit Europian për Ballkanin

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ BE apel politikës, uluni në dialog

Sa u përket kërkesave për një hetim ndërkombëttar ndaj Kinës që tani mbështeten edhe nga Australia, nëse paraqiten në OKB do të pengoheshin nga vetë Pekini që ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit dhe të drejtë vetoje. Ndikimi kinez ëshë rritur shumë në të gjitha organizatat ndërkombëtare, dhe ky është pikërisht një nga argumentet e atyre që denoncojnë sjelljen e OBSH, për servilizëm dhe bashkëfajësi me Pekinin. / bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Heshtjet e Romës

Publikuar

-

Nga

Nga Corrado Augias

Gjatë gjithë jetës sime, e kam dëgjuar vetëm tre herë trokitjen e hapave në rrugët e heshtura të Romës. Hera e para ishte kur isha fëmijë, me mbërritjen e amerikanëve. Kishte marrë fund frika e sulmeve dhe bombave. Të vetmet makina që qarkullonin ishin jeep-at, trokitjet e hapave femërore jepnin një tingëllimë feste, i bënin jehonë jetës që kishte rifilluar. Hera e dytë ishte në vitin 1973, kur për shkak të luftës së Yom Kippur-it u vendos një kursim i rreptë i konsumit të karburantit; njerëzit dilnin në këmbë, ishte rikthyer zhurma e hapave. Hera e tretë ka qenë këto ditë, për arsyet që i dimë. Por nuk ka qenë vetëm trokitja e hapave; janë shtuar aromat e luleve dhe gurgullima e ujit në shatërvane, edhe ajo e harruar prej kohësh.

Kemi patur zinë, do të kemi pasoja ekonomike që shpresojmë të mos jenë dramatike; por kemi patur edhe dhuratën e heshtjes së një qyteti, që është më kot poterexhi.

Them më kot, sepse Roma nuk ka qenë asnjëherë një metropol i vërtetë dhe as nuk do të jetë ndonjëherë. Në rang metropoli është Nju Jorku, është Londra, por pas rënies së perandorisë në shekullin V – kur kishte arritur dimensione të konsiderueshme dhe, siç thuhet, një milion banorë – Roma ka qenë gjithmonë diçka më shumë se sa një vendbanim i shpërndarë rrënojash të lavdishme, por të lëna pas dore. Madje do të ishte zhdukur nga skena njësoj si Athina, si Antiokia, nëse nuk do i kish dhënë jetë pushteti i Papëve që asaj perandorie donin t’i jepnin vazhdimësi, duke nisur që nga titulli i dhënë perandorit: Pontifex Maximus.

Kur në 20 shtator 1870, bersalierët hynë në Porta Pia, qyteti numëronte pak më shumë se 200 mijë banorë; pjesa e saj më e gjallë dhe e banuar, ishte reduktuar në rrugët e Gjashtëqindës të mbyllura në Ansa del Tevere, në qendër në Piazza Navona, me geton hebraike në kushte higjenike të frikshme. Rrënojat e Romës perandorake shtriheshin gjysmë të groposura ose të dëmtuara prej shtesave ndërtimore, të përdorura si bottega, banesa apo si vende për shfryrjen e kënaqësive trupore.

Ishte kjo përzierje e madhështisë dhe gjërave të turpshme, e kryeveprave dhe shëmtive që tërhoqi vizitorët dhe artistët e veriut. Zbritën në Romë të tërhequr prej shkëlqimit dhe transparencës së jashtëzakonshme të atmosferës, por edhe prej heshtjes së varrit që mbizotëronte në rrënojat e qytetit të vjetër. Hija e fantazmave dhe fantazive e bënte Romën një prej kryeqyteteve të romanticizmit. Kështu e pa shkrimtari i madh francez, René de Chateaubriand. I ardhur në Romë për herë të parë në fillim të shekullit Tetëqind, ai e përshkruante kështu atmosferën e natës: “Më kishin rekomanduar të shëtisja nën dritën e Hënës. Ylli i natës përhapte dritën e tij mbi shkretinë e Romës; ndriçonte rrugë pa banorë, gardhe, sheshe, kopshte ku nuk kalon askush, manastirë ku nuk dëgjohet më zëri i murgjve, kisha të heshtura dhe të shpopulluara si rrugëkalimet e Koloseumit”. Pikërisht në Koloseum shkrimtari shoqëron një ditë shoqen e tij, madame de Beaumont, e cila ishte e sëmurë rëndë: “Ishte një prej atyre ditëve të tetorit, që mund të shihen vetëm në Romë. Ajo ngriti sytë; e hodhi ngadalë vështrimin drejt atyre rrugëkalimeve të vdekur prej shumë vitesh, që kishin parë vetë shumë vdekje; rrënojat ishin të zbukuruara me lule të zverdhura të vjeshtës, të zhytura në dritën e natës”.

LEXO EDHE:  “Besoj se Shqipëria do t’i bashkohet BE”, Arba Kokalari: Duhet të vijojë të rritet

Në po të njëjtën mënyrë do ta shihnin Romën Stendhali gjatë “Shëtitjeve romane” dhe Giacomo Leopardi, i cili Romën nuk e dashuroi kurrë. Kur vuri këmbë në moshën 24 vjeç dhe ishte hera e parë që la “varrezën e urryer” të Recanatëve. I vetmi vend që e prekte deri sa të shpërthente në lotë ishte varri i Tassos në kishën e Sant’Onofro al Gianicolo. Për pjesën tjetër, Roma e zhgënjente si për imazhin, që e kishte krijuar duke lexuar klasikët, si për letrarët romakë të kohës që i dukeshin injorantë të pagdhendur.

LEXO EDHE:  Strategjia e re e Komisionit Europian për Ballkanin

Heshtjes së qytetit i korrespondonte ajo fshatit që e rrethon. Askush nuk ka ditur ta rrëfejë më mirë se sa G. G. Belli që në sonetin “Er deserto” e përshkruante në mënyrë të mrekullueshme heshtjen e trishtë.

Heshtja e një qyteti që duket i vdekur, thyhej një herë në vit prej karnevaleve që magjepsën Dymanë dhe që Gëte në “Udhëtimin italian” e përshkruan kështu: “Karnevalet e Romës nuk janë një festë që i ofrohet popullit, por një festë që populli ia ofron vetvetes”.

Pastaj erdhi Roma e Giolittit dhe 50-vjetorit të parë të Mbretërisë (1911), Roma e zymtë e shkatërrimeve të Musolinit, Roma e pasluftës e kaosit të ndërtimeve të favorizuara prej kryebashkiakëve të vetëkënaqur demokristianë, Roma e dolce vita-s, Roma e shkretë e ditëve të fundit. Një rikthim i heshtur në origjinë. / La Repubblica – Bota.al

LEXO TE PLOTE