LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rifillimi i shërbimit me taksi/ Këshilla si të udhëtoni të sigurt

24 Prill 2020, 20:31, Sociale CNA
Rifillimi i shërbimit me taksi/ Këshilla si të udhëtoni

Nga data 27 Prill, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sqaron se shoferët dhe pasagjerët duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19!

Si të udhëtojmë të sigurt me taksi?

? Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike!
? Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi!
? Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur!
? Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara.
? Pas pagesës me kartë/cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart.
? Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga