LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Pëllumb Pipero feston ditëlindjen në krye të detyrës/ Surpriza tek Spitali Infektiv

24 Prill 2020, 11:11, Aktualitet CNA
Foto-Pëllumb Pipero feston ditëlindjen në krye të

Prej pothuajse dy muajsh Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë, për shkak të koronavirusit, ku deri tani janë konfirmuar mbi 600 të prekur.

Ndërkohë, ata që janë në vijën e frontit dhe heronjtë e kësaj beteje të vështirë janë mjekët.

Ditën e sotme, mjeku i njohur infeksionit, profesor Pëllumb Pipero ka festuar ditëlindjen, në krye të detyrës.

Por, sikurse shikohet në foton më poshtë, ai ka marrë një surprizë pranë Spitalit Infektiv. Mjeku shfaqet me dy tufa me lule në duar, teksa mban dhe një çantë të vogël me një dhuratë.

Mjeku Pipero është thuajse përditë pjesë e mediave, duke dhënë përgjigjie apo këshilla për qytetarët në këtë situatë të vështirë që ndodhemi për shkak të përhapjes së Covid-19.

Lajmet e fundit nga