Connect with Us

Dilemat e amnistisë, mes parave të krimit e evazionit

Ekonomi

Dilemat e amnistisë, mes parave të krimit e evazionit

Publikuar

-

EDITORIAL -Një projekt për realizimin e një amnistie, jo vetëm fiskale, por edhe kapitali, është rikthyer sërish në tavolinë, pasi u propozua fillimish në shkurt. Drafti u la në heshtje pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19, por tashmë duket se po shihet edhe si një zgjidhje për të tërhequr para në këtë situatë të vështirë, kur të ardhurat buxhetore priten në rënie të ndjeshme.

Ndërsa amnisti fiskale janë bërë disa herë, kjo do të ishte hera e parë që do të tentohej një amnisti e plotë kapitali, pasi ajo u realizua pjesërisht në vitin 2011.

Nisma është pritur pozitivisht nga shoqatat e biznesit, teksa në 30 vitet e fundit bizneset kanë fryrë në bilancet e tyre zërin e detyrimeve, si një mjet për të fshehur të ardhurat dhe ky deklarim mund t’i çlironte ata nga një evazion shumëvjeçar.

Një draft final nuk është bërë ende publik, por ndërkohë dilema të shumta ngrihen lidhur me këtë amnisti ambicioze:

-Së pari, rreziku i çdo amnistie është dëmi moral kundrejt të gjithë bizneseve që kanë paguar rregullisht taksat, apo individëve që kanë deklaruar të gjithë të ardhurat. Këto biznese mund të dekurajohen, pasi amnistitë janë bërë të zakonshme pothuajse çdo katër vjet, duke zhbërë vullnetin e qeverisë, që deklaron se pas çdo amnistie nuk do të ketë më tolerancë ndaj evazionit.

-Së dyti, e lidhur me të parën, mungesa e seriozitetit të amnistive të mëparshme nxit bizneset evazore që të vazhdojnë të qëndrojnë në hije, edhe pasi u janë falur një herë apo më shumë gabimet, në pritje të amnistisë së radhës, që përgjithësisht kryhet përpara zgjedhjeve të qeverisë qendrore.

-Së treti, evazioni fiskal është i lidhur ngushtë dhe me korrupsionin, i cili fatkeqësisht ka qenë në rritje vitet e fundit, siç tregoi raporti i Transparency International, ku u përkeqësuam me 7 vende, duke u renditur të fundit në Europë (vendi i 106). Sipas Indeksit të Ndërmarrjeve të Bankës Botërore, 36% e firmave shqiptare raportuan në 2019-n se kishin përjetuar të paktën një herë një pagesë ryshfeti, shumë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe Europës dhe ndër më të lartat në botë.

Për sa kohë që korrupsioni vijon të jetë kaq i lartë dhe nuk ka sinjale domethënëse për uljen e tij, amnistitë rrezikojnë të jenë një dështim. Në vitin 2019, të ardhurat totale buxhetore, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave ishin 27.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në rënie, në krahasim me 27.6% të PBB-së që ishin në vitin 2016, periudhë kur u realizua dhe amnistia e fundit fiskale, në një tregues se amnistia nuk ka shërbyer për të ulur evazionin. Edhe FMN ka gjetur në studimet e veta se pas amnistive, në vendet në zhvillim nuk është konstatuar ndonjë rritje e rendimentit fiskal.

LEXO EDHE:  Mashtroi Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurisë/ Gjyqtarja që sfidoi hetimet rrezikon shkarkimin?

-Së katërti, por që është më e rëndësishmja, ka një debat të madh nëse do të arrijnë të ndahen paratë e krimit, nga ato të evazionit fiskal. Shumica e ekspertëve, por dhe e vetë bizneseve mendojnë se pretendimet se mund të identifikohen burimet e sakta janë thjesht një utopi.

Informaliteti i lartë në vend, që deklarohet rreth 30% e prodhimit të brendshëm bruto, korrupsioni i shtuar, mungesa e kontrollit real fiskal në vite (i lidhur me korrupsionin) kanë mundësuar që paratë e krimit të hynin lehtësisht në biznes, duke e bërë pothuajse të pamundur identifikimin e origjinës reale të parave. Shembulli më i mirë është ndërtimi. Vitet e fundit, ky sektor ka marrë një hov të lartë përkundrejt kërkesës së dobët që vjen nga popullata, që po largohet, dhe rritjes së të ardhurave që kanë qenë minimale.

“Monitor” ka identifikuar më herët një sërë kompanish që pa pasur asnjë historik apo të ardhura financiare po ndërtojnë pallate. Për më tepër që të dhënat zyrtare të fuqisë financiare të sektorit të ndërtimit nuk justifikojnë bumin e madh të ndërtimit. Shtigjet ligjore për të kanalizuar paratë e pista në biznes janë të shumta, si përmes huave fiktive, deklarimeve të parapagimeve të blerësve apo sistemit barter për furnitorët. Tashmë është shumë vonë që të ndahet se sa pjesë e parasë të trafiqeve ilegale, që lulëzuan vitet e fundit, ka hyrë në ekonominë formale.

-Së pesti, amnistia e parave, sot po “fshihet” pas nevojës për t’u dhënë një shans emigrantëve për të legalizuar paratë e tyre që i kanë fituar jashtë, duke punuar në të zezë. Pavarësisht vullnetit të mirë që mund të ketë qeveria shqiptare, praktikisht duket e pamundur të joshësh emigrantët të sjellin paratë e tyre në Shqipëri për shkak të implikimeve që mund të ketë kjo në shtetin ku ata i kanë siguruar të ardhurat nga puna. Nëse emigranti do të formalizonte paratë në Shqipëri, ata do të mund të kishin probleme për deklarim të rremë të të ardhurave në vendin ku punojnë.

Qeveria deklaron se kjo amnisti do të shërbejë si vit zero dhe pas realizimit të tij një epokë e re e luftës kundër evazionit dhe informalitetit do fillojë. Një premtim, që do të kishte shumë më gjasë të funksiononte nëse do të realizohej në vitin 2013 dhe jo 7 vjet më pas kur informaliteti rezulton në rritje dhe paratë e krimit kanë depërtuar më tej në ekonomi!/ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Koronavirusi “gjunjëzon” ekonominë/ Rënia e çmimit të naftës ka goditur eksportet tona

Publikuar

-

Nga

COVID-19 po shkakton probleme të shumta ekonomike teksa çmimi i naftës amerikane ra për herë të parë në minimumin historik. Të gjendur përballë një situate të paprecedentë, prodhuesit e naftës u përpoqën t’i jepnin falas porositë e tyre të muajit maj, madje bashkë me naftën, t’i jepnin blerësit edhe nga 38 dollarë për fuçi. Prodhuesit po detyrohen te shesin masivisht tepricat qe nuk kishin se ku t’i magazinonin. Për të folur për ndikimin që do të ketë ulja e çmimit të naftës ne ekonomi, nënjë lidhje të drejtpërdrejte për Euroneës Albania ishte Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i Konfindustrias.

“Situata që po kalojmë është e jashtëzakonshme jo vetëm për ne, por për të gjithë botën. Goditja e coronavirusit turbulloi njëherë e mirë edhe ekonominë globale. Rënia e çmimit të naftës nuk është pozitive dhe kur vjen fjala për ekonominë shqiptare është dy herë më keq. Rënia e çmimit të naftës ka goditur edhe eksportet tona. Dihet që Shqipëria është eksportuese e naftës, domethënë ne jemi importues neto, por edhe eksportojmë shumë. Kjo ka goditur fillimisht eksportet tona. Fakti që çmimi i naftës ka rënë kudo në botë, kjo tregon që ekonomia globale nuk po punon. Nga ana tjetër kjo tregon që përsëri goditen eskportet tona të çfarëdolloj tipi dhe shërbimi. Megjithatë në Shqipëri rënia e çmimit të naftës është më e lehtë krahasuar me vende të tjera”, tha Buxhuku.

Ai shtoi se prej politikës fiskale që ndiqet në vendin tonë, nafta është produkti më i taksuar.

LEXO EDHE:  Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit/ Prezantohet raporti për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Pastrimi i parave nëpërmjet mediave/ Si u tentua të blihej Top Channel me fonde offshore

“Niveli i taksave te karburantet është shumë i lartë, kjo e bën edhe çmimin e naftës të palëvizshëm”, tha Buxhuku.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Si do të ndryshojnë çmimet e naftës në Shqipëri pas rënies në bursë

Publikuar

-

Nga

Ditën e hënë çmimi i naftës të papërpunuar në bursa shënoi rënien më të madhe historike, duke u tregtuar në nivele negative për treguesin referencë amerikan. Situata e paprecendetë ndodhi pasi që nga Azia, Amerika e Veriut dhe në të gjithë botën prodhuesit dhe tregtarët e naftës po kërkojnë vetëm vend për të vendosur produktet e tyre, pasi kapacitetet depozituese janë ezauruar.

Por kjo nuk do të thotë se nëse paraqiteni në një pikë karburanti jo vetëm që do të furnizoni mjetin, por edhe do të paguheni. Situata është keqkuptuar nga konsumatori me pakicë sipas përfaqësuesve të Shoqatës të Hidrokarbureve. Ata pohojnë se shumë konsumatorë paraqiten në pikat e karburantit, duke kërkuar të furnizojnë automjetin kanë kërkuar dhe të paguhen, por kjo nuk është e mundur për shkak të skemës se si funksionon biznesi i naftës. I njëjti keqkuptim që ka ndodhur te ne është vërejtur edhe te konsumatorët e Greqisë dhe SHBA-ve.

“Ajo çka po ndodh me tregtimin e naftës me shumicë ka të bëjë me tregtimin e kontratave në bursë të cilave po u afrohet përfundimi. Zotëruesit e kontratës para përfundimit e nxjerrin në shitje në bursë, por për shkak të rënies të vlerës nuk ka oferta, nuk blihet nga asnjë. Zotëruesi i kontratës paguan që t’i depozitohet produkti, pasi nuk ka vend se ku të depozitohet. Pra kjo është reflektuar te rënia e çmimit të naftës me shumicë, por jo që kur të furnizohesh me naftë të marrësh edhe lekë. Kjo është keqkuptuar nga konsumatorët”, shpjegojnë përfaqësuesit e hidrokarbureveve.

LEXO EDHE:  Pastrimi i parave/ Bankat nuk justifikojnë mbushjen e llogarive të biznesit me cash

LEXO EDHE:  Pastrimi i parave/ Bankat nuk justifikojnë mbushjen e llogarive të biznesit me cash

Përfaqësuesit e Shoqatës të hidrokarbureve në vend thanë për “Monitor” se nga nisja e pandemisë çmimi i tregtimit me pakicë të karburanteve në vend ka rënë me 20-25 lekë/litër. Shitjet me pakicë variojnë 20-30%  e nivelit të parakrizës kjo e kushtëzuar nga fasha e lëvizjeve dhe masave të qeverisë. Shoqata e hidrokarbureve parashikon se nëse çmimet e shitjes me shumicë do të vazhdojnë të bien edhe në tregun vendas do të ketë reflektim në rënie.

Aktualisht nafta në pikat e karburantit në vend është tregtuar 158-159 lekë/lekë nga 179 lekë/litër që ishte para pandemisë dhe me rënie në nivelin 164 lekë/litër në fund të muajit mars.

Sipas Global Petrol Price, që rendit çmimet e tregtimit të karburanteve me pakicë në gjithë botë, e përditësuar në 20 prill, Shqipëria renditej e 12-a më e shtrenjtë në botë, nënivele të njëjta me Greqinë, Italinë Izraelin etj (shiko grafikun).

Operatorët e tregut pohojnë se arsyeja lidhet me taksat e larta që shoqërojnë naftën dhe që paguhen nga çdo konsumator sa herë ai ble një litër karburant. Niveli i taksave arrin në rreth 100 lekë të litër, duke përbërë mbi 60% të çmimit./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Eksperti i ekonomisë: Ringritja nuk do vijë e shpejtë

Publikuar

-

Nga

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici e ka cilësuar amnistinë fiskale si një hap pozitiv dhe një instrument që i shërben jo vetëm ekonomisë shqiptare që nga goditjet që ka pasur ka nevojë për likuiditet por dhe një hap i rëndësishëm në luftën kundër informalitetit.

Civici tha se çdo amnisti fiskale ka disa pikëpyetje të mëdha që duhen analizuar me kujdes, ndaj kërkon kohë dhe konsensus.

“Nuk besoj që kritikat e opozitës janë për kohën kur është ndërmarrë se sa për përmbajtjen. Çdo amnisti fiskale ka disa pikëpyetje të mëdha që duhen analizuar me kujdes. Kush përfiton? Nëse bëhen për grupe të vogla dhe qëllime okulte kjo amnisti fiskale nuk ka vlerë. Nga eksperienca e vendeve që i zbatojnë, në radhë të parë kërkohet konsensus i gjerë politik sepse pa konsensus të gjerë mund të jetë e njëanshme dhe kërkon konsultim dhe me grupet e interesit. Ajo që është e rëndësishme në një amnisti fiskale është numri i grupeve që marrin pjesë.

Një amnisti fiskale ka dhe pjesën tjetër të atyre që kanë qenë të rregullt. Kërkon dhe kohë, dhe konsensus. Për këtë arsye mendoj që dhe opozita kërkon fjalën e saj dhe në sensin e një marrëveshje për qëllimet dhe efektet që do ketë. Formalitetin e lufton sepse pika më delikate është ajo që quhet dita e nesërme. Në momentin që mbaron amnistia fiskale i gjithë sistemi duhet të jetë i reformuar që të mos lejojë më të ardhmen informalitet. Paketat e ndryshimeve fiskale shoqërohen me ndryshime ligjore. Nëse nuk bëhen rrezikon që pas amnistisë të ketë sërish informalitet”, u shpreh ai në një lidhje me News 24.

Për paketat e qeverisë, eksperti deklaroi se janë në nivel social, por sipas tij  duhen ndihmuar me subvencione e mbështetje direkte një pjesë të bizneseve, që të paktën të mos falimentojnë. Civici theksoi se turizmi është sektori më i prekur nga virusi, pasi vonesa e hapjes së kufijve deri në shtator ose dhjetor do na dëmtojë shumë.

LEXO EDHE:  Pas 5 vitesh, përsëri në listën gri të pastrimit të parave/ Eksperti i ekonomisë liston arsyet

LEXO EDHE:  Pas 5 vitesh, përsëri në listën gri të pastrimit të parave/ Eksperti i ekonomisë liston arsyet

“Ndoshta duhet të fillojmë të nënvizojmë më shumë atë që po bëjnë vendet e tjera që ta vëmë theksin tek turizmi i brendshëm. Sektori turistik duhet të kalojë pak nga situata pesimiste por të mendojë më intensivisht për të bërë gati kapacitetet turistike për turizmin e brendshëm, potencialet e brendshme mund të jenë ndihmë që ta mbrojmë këtë sektorë në këtë situatë të vështirë. Siç po bëjnë shumë vende të tjera të konsumojmë produkte vendase”, vijoi ai.

Ndërkohë, sa i përket ekonomisë, eksperti theksoi se ringritja nuk do të jetë e shpejtë.

“Mendoj se në rastin e Shqipërisë dhe nga analizat që bëhen referuar strukturës së ekonomisë shqiptare, më e pranueshme do jetë një kurbë në formë U-je. Nëse deri në fund të qershorit shkojmë në pikën fundore të rënies do na duhen 3-4 muaj stanjacion që të nisim ngritjen. Ka pak shpresa që sektori i turizmit të mund të jetë kaq kontribues sa vitet e kaluara. Ekonomia shqiptare nga ana tjetër ka qenë shumë e varur nga investimet e huaja direkte. Kur ranë këto investime shkuam në një rritje ekonomike 2.5-2.7. Në situatën që janë vendet, e vështirë për investime të huaja. 1.2-1.3 mld euro janë nga remitancat. Në këto kushte ku janë Greqia, Italia nuk do vijnë më. Situata e ringritjes nuk do vijë aq shpejt”, deklaroi Civici./ CNA.al

LEXO TE PLOTE