LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“A do e marrin 400 mijë lekshin ata që kanë aplikuar?”/ Përgjigjet ministrja Denaj

24 Prill 2020, 20:47, Ekonomi CNA
“A do e marrin 400 mijë lekshin ata që kanë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka folur lidhur me 400 mijë lekshin që do të përfitojnë personat që kanë aplikuar.

?A mund të shkojë ai 400 mijë lekëshi tek të gjithë personat që kanë aplikuar? E dyta, ata që merren me bujqësi, a do të ketë diçka të parashikuar për ata? Sa mundet të hedhim likujditet tek njerëzit, sa mund të jenë hapësirat t?i përfshijë të gjithë këta??, e ka pyetur Arjan Çuri ministren Denaj në ?Zonë e Lirë?.

Ajo ka shpjeguar se paketa e dytë sapo ka filluar, ka pothuajse 3 ditë që është duke u bërë aplikimi.

?Për të dyja pyetjet e lidhur me evidencat e pagesave? Paketa e dytë sapo ka filluar, ka pothuajse 3 ditë që është duke u bërë aplikimi, 176 mijë veta s?mund ta kenë marrë për tre ditë. Tek paketa e parë sigurisht procesi ka arritur mbi 72%, diferenca ka të bëjë me disa aspekte, ndoshta teknike. Ka pasur refuzime dhe ka pasur kontestime, ku këto të dytat janë duke u verifikuar. Në paketën e dytë kemi parashikuar në thesar se javës tjetër do jetë e rezauruar e plotë. Ky aplikim ka ritmin e vet, nuk e shikojmë të pamundur. Për pjesën e bujqësisë është e vërtetë se nuk ka një paketë sepse në fizionominë e paketës kanë qenë grupe të ndryshme. Në rradhë të parë kanë qenë grupet e mbyllura dhe më pas ato të prekura. Nuk përjashtohen, por nuk janë adresuar veçmas për sektor paketat. Janë adresuar për grupe?, ka thënë ministrja Denaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga