Connect with Us

Zgjedhja e inspektorëve/ ILD publikon listën e kandidatëve

Vetingu

Zgjedhja e inspektorëve/ ILD publikon listën e kandidatëve

Publikuar

-

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka publikuar sot listën e kandidatëve, që kanë shprehur interes për 6 pozicionet si inspector, jo magjistrat pranë zyrës së ILD.

Në një njoftim në faqen zyrtare, ILD bën të ditur se për të vijuar me kryerjen e procedurave dhe veprimeve ligjore të përzgjedhjes së kandidatëve, secili kandidat ka detyrimin për t`u paraqitur pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga dita e njoftimit të tij në mënyrë individuale.

Lista e kandidatëve:

1. Sonila Bejtja

2. Kaltër Serreqi

LEXO EDHE:  Punime në rrjet/ OSHE: Ja zonat pa energji elektrike  

3. Lindita Troja

4. Sabina Meta

5. Genti Plaku

6. Dritan Lena

7. Saimir Hoxha

8. Rozeta Ivanova

9. Alma Tafani

10. Besnik Maho

11. Fjona Zaçaj (Zenelaj)

12. Ariana Gaçi

13. Sofia Zhilla

14. Lindita Rexho

15. Albert Kazia

16. Joana Asimi

17. Ardita Alsula

18. Artan Ballabani

19. Denis Martupolla

20. Petrit Kaja

21. Aleksandër Toma

22. Joana Kushe

23. Ardit Çela

24. Indrit Shtupi

25. Hajdar Noka

26. Gentian Mete

27. Etleva Nozlli

28. Florjan Beqaraj

29. Fatmir Hoxhaj

30. Andi Muratej

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Probleme me pasurinë/ KPA “i pret kokën” kryetarit të Gjykatës së Fierit

Publikuar

-

Nga

Probleme me pasurinë/ KPA “i pret kokën” kryetarit të Gjykatës së Fierit

Kryetari i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj është shkarkuar përfundimisht nga detyra, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 28 Maj të vitit të shkuar.



“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj, kundër vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.09.2020″, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Tabaku i përgjigjet ambasadores Kim/ PD po verifikon kandidatët si asnjë parti në rajon

LEXO EDHE:  Tabaku i përgjigjet ambasadores Kim/ PD po verifikon kandidatët si asnjë parti në rajon

Gjatë hetimit KPK kishte konstatuar një sërë parregullsish në formularin e vetë-deklarimit të pasurisë ndër vite të gjyqtarit Juapaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pasuria “fundos” një tjetër gjyqtar/ Vetingu “i pret” kokën

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtari të Apelit të Tiranës, Artur Gaxha pasi janë janë konstatuar probleme të shumta lidhur me pasurinë.

Artur Gaxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive nuk kishte konstatuar probleme në pasurinë e Gaxhës, por KPK e përmbysi atë në seancë. Sipas relatores Qirko, gjyqtari rezultonte me pamundësi financiare në dhjetëra milionë lekë për krijimin e pasurive të tij si dhe mosdeklarim të pasurive dhe huave.



Gaxha i ka mohuar kategorikisht akuzat dhe u shpreh se raporti i KPK është me gabime të rënda dhe të pabazuar në prova.

LEXO EDHE:  Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës/ Trafiku do të devijojë kështu

LEXO EDHE:  Doni të studioni në SHBA?/ Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të Gaxhës për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe180 m2 në Tiranë në vitin 2015 për shumën 200 mijë euro. Si burim krijimi të kësaj pasurie, ai ka deklaruar një kredi në vlerën 120 mijë euro, 41 mijë euro të përfituara nga shitja e një apartamenti në Golem, 1.5 milionë lekë nga shitja e një automjeti dhe kursime familjare si dhe problematika të shumta në lidhje me pasurinë.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nuk kaloi Vettingun/ KPA “i shuan shpresat” prokurorit të Fierit

Publikuar

-

Nga

Nuk kaloi Vettingun/ KPA “i shuan shpresat” Fatmir Lushi prokurorin e Fierit

KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Fatmir Lushin, duke e shkarkuar nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Fierit.

Ky i fundit u shkarkua pak muaj më parë nga detyra nga KPK, pasi u konstatuan probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e tij. Sipas hetimeve të kryera nga DSIK, Lushi u vlerësua si i papërshtatshëm pasi dyshohej se kishte favorizuar persona nën hetim duke mos kaluar kështu Vettingun.

Vendimi



Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi, kundër vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

LEXO EDHE:  Fluturimet nga Rinasi/ TIA bën njoftimin e rëndësishëm: Pesë destinacionet e konfirmuara për sot

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Zbardhen emrat e kandidatëve të PS-së

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.09.2020./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: