LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Varfaj dha dorëheqjen/ Zbulohet kush është femra që merr në dorë bashkinë e Durrësit

23 Prill 2020, 13:46, Politikë CNA
Varfaj dha dorëheqjen/ Zbulohet kush është femra që merr

Komandohet kryebashkiakja e re e Durrësit pas dorëheqjes së papritur të Zhuljen Varfajt.

Mësohet se Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje emergjente dhe ka komanduar Emirjana Sakon në krye të bashkisë.

Ajo u propozua nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet të plotë. Sako ka mbajtur më parë postin e zëvendës kryetares së kësaj bashkie.

Kujtojmë se Varfaj u emërua në krye të bashkisë nga Këshilli Bashkiak Durrës pas dorëheqjes së ish-kryetares Valbona Sako në fillim të dhjetorit, pas tërmetit që la 51 viktima dhe qindra të plagosur. Mirëpo ai ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga