LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“U ngopëm me fjale të shenjta”/ Qytetarët i kthehen Ramës: Nuk kërkon njeri dhembshuri prej teje, bëj detyrën!

23 Prill 2020, 07:25, Politikë CNA
“U ngopëm me fjale të shenjta”/ Qytetarët i kthehen

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një thënie të profetit Muhamed.

“Nuk është prej nesh ai që nuk ka dhembshuri për të vegjlit dhe respekt për të mëdhenjtë”, shkruan Rama.

Një shprehje e cila përshtatet me kohën në të cilën jetojmë ku më të rrezikuarit nga COVID-19 janë të moshuarit, por edhe fëmijët si më të dobëtit.

Por ajo që bie në sy janë komentet e qytetarëve të cilët shprehin pakënaqësitë e tyyre nga kryeministrit në këtë kohë të vështirë.
Ata thonë se janë mngopur me fjalet e shenjta, ndërsa kanë nevojë për ndihmë dhe për ushqime.

?Ne jemi pa pune na dergo ndonjë ndihmë ushqimore u ngopëm me fjale të shenjta apo të shtrenjta po presim përgjigje ju e keni të pjekur o zotri?, shkruan një qytetar.
Një tjetër komentues shruan:? Nuk kërkon njeri dhembshuri prej teje por të bësh detyren, gjithë këto vite dhe Shqipëria cop-cop të paktën në këto ditë të veshtira jepi popullit atë që meriton?.

?Ne fakt nga respekti qe kishim per ty.. tani kemi dhembshuri, pa merak! ?. Rruge te mbare!?

?Po ca flet ti me fjale islami kur ti ke len 2 dite ne kakavije nje femije 2 muajsh i semur me tumor dhe ne darke kur ishte ftohte prinderit nxorren rrobat na valixhja dhe futen femijen dhe policat grek dhane nje batanije e policat tane benin sehir…. po te kemi ty sa malet o bobi bobave pa te tjerat ne te semes vafshin…. te perqaf nga larg ?

?Une mendoj se ti nuk ke respekt per njerezit.Nuk e di ku e gjen ti te drejten qe te tallesh me te gjithe popullin tuaj.Po na detyron qe te jetojme nje absurd.?, janë disa prej komenteve të qytetarëve në postimin e Ramës./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga