LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Testimet nuk janë neglizhuar"/ Tomini: Fasoneritë që nuk zbatojnë masat do pezullohen

23 Prill 2020, 18:27, Lifestyle CNA
"Testimet nuk janë neglizhuar"/ Tomini: Fasoneritë që

Shefja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini, tha mbrëmjen e sotme se testimet janë të rëndësishme për faktin se prej tyre nxirret diagnoza për t’i treguar personave që jeni të prekur dhe duhet të kufizoheni.

Sipas saj, në Shqipëri nuk është neglizhuar asnjë rast për tu testuar, ndërsa pretendon se për këtë shkak kemi një kurbë të butë.

“Çdo rast që ka qenë i dyshuar  në çdo rajon të Shqipërisë nuk është neglizhuar për tu testuar. Çdo kontakt i ngushtë familjar apo kontakt sekondar janë testuar. Kjo ka qenë një strategji e ndjekur dhe e rekomanduar nga OBSH. Një strategji që u menaxhua jashtëzakonisht mirë që në rastet e para deri në këto momente. Dedektimi, izolimi dhe gjurmimi i rasteve ka sjellë disa vatra që ishin disa vatra të lokalizuara, këto vatra nga aktive janë bërë inaktive. Këto elementë të strategjisë që janë ndjekur e kanë sjellë epideminë të butë në Shqipëri”, u shpreh ajo në një lidhje me Rtv Ora.

Tomini paralajmëroi se të gjitha fasoneritë që nuk respektojnë masat e distancimit social dhe masat e tjera, do të pezullohen.

“Nëse nuk do të kemi kushte të distancimit fizik, mjetet e higjienës personale, sigurisht që këto fasoneri nuk do të figurojnë në aktivitetin e tyre. Gjurmimi epidemiologjik i thelluar dhe shumë i zgjeruar kundrejt këtyre fasonerive, një monitorim i fasonerive që po kryhet në mbarë vendit do të bëjë që të pezullohen aktivitetet nëse masat nuk do të respektohen dhe ligji do të veprojë në kohën e duhur”, nënvizoi ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga