Connect with Us

Si do të ndryshojnë çmimet e naftës në Shqipëri pas rënies në bursë

Ekonomi

Si do të ndryshojnë çmimet e naftës në Shqipëri pas rënies në bursë

Publikuar

-

Ditën e hënë çmimi i naftës të papërpunuar në bursa shënoi rënien më të madhe historike, duke u tregtuar në nivele negative për treguesin referencë amerikan. Situata e paprecendetë ndodhi pasi që nga Azia, Amerika e Veriut dhe në të gjithë botën prodhuesit dhe tregtarët e naftës po kërkojnë vetëm vend për të vendosur produktet e tyre, pasi kapacitetet depozituese janë ezauruar.

Por kjo nuk do të thotë se nëse paraqiteni në një pikë karburanti jo vetëm që do të furnizoni mjetin, por edhe do të paguheni. Situata është keqkuptuar nga konsumatori me pakicë sipas përfaqësuesve të Shoqatës të Hidrokarbureve. Ata pohojnë se shumë konsumatorë paraqiten në pikat e karburantit, duke kërkuar të furnizojnë automjetin kanë kërkuar dhe të paguhen, por kjo nuk është e mundur për shkak të skemës se si funksionon biznesi i naftës. I njëjti keqkuptim që ka ndodhur te ne është vërejtur edhe te konsumatorët e Greqisë dhe SHBA-ve.

“Ajo çka po ndodh me tregtimin e naftës me shumicë ka të bëjë me tregtimin e kontratave në bursë të cilave po u afrohet përfundimi. Zotëruesit e kontratës para përfundimit e nxjerrin në shitje në bursë, por për shkak të rënies të vlerës nuk ka oferta, nuk blihet nga asnjë. Zotëruesi i kontratës paguan që t’i depozitohet produkti, pasi nuk ka vend se ku të depozitohet. Pra kjo është reflektuar te rënia e çmimit të naftës me shumicë, por jo që kur të furnizohesh me naftë të marrësh edhe lekë. Kjo është keqkuptuar nga konsumatorët”, shpjegojnë përfaqësuesit e hidrokarbureveve.

LEXO EDHE:  Çani provokon Bashën/ Të të zgjoj pak, Shqipëria vend i dorës së tretë…

Përfaqësuesit e Shoqatës të hidrokarbureve në vend thanë për “Monitor” se nga nisja e pandemisë çmimi i tregtimit me pakicë të karburanteve në vend ka rënë me 20-25 lekë/litër. Shitjet me pakicë variojnë 20-30%  e nivelit të parakrizës kjo e kushtëzuar nga fasha e lëvizjeve dhe masave të qeverisë. Shoqata e hidrokarbureve parashikon se nëse çmimet e shitjes me shumicë do të vazhdojnë të bien edhe në tregun vendas do të ketë reflektim në rënie.

Aktualisht nafta në pikat e karburantit në vend është tregtuar 158-159 lekë/lekë nga 179 lekë/litër që ishte para pandemisë dhe me rënie në nivelin 164 lekë/litër në fund të muajit mars.

Sipas Global Petrol Price, që rendit çmimet e tregtimit të karburanteve me pakicë në gjithë botë, e përditësuar në 20 prill, Shqipëria renditej e 12-a më e shtrenjtë në botë, nënivele të njëjta me Greqinë, Italinë Izraelin etj (shiko grafikun).

Operatorët e tregut pohojnë se arsyeja lidhet me taksat e larta që shoqërojnë naftën dhe që paguhen nga çdo konsumator sa herë ai ble një litër karburant. Niveli i taksave arrin në rreth 100 lekë të litër, duke përbërë mbi 60% të çmimit./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Eksperti i ekonomisë: Ringritja nuk do vijë e shpejtë

Publikuar

-

Nga

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici e ka cilësuar amnistinë fiskale si një hap pozitiv dhe një instrument që i shërben jo vetëm ekonomisë shqiptare që nga goditjet që ka pasur ka nevojë për likuiditet por dhe një hap i rëndësishëm në luftën kundër informalitetit.

Civici tha se çdo amnisti fiskale ka disa pikëpyetje të mëdha që duhen analizuar me kujdes, ndaj kërkon kohë dhe konsensus.

“Nuk besoj që kritikat e opozitës janë për kohën kur është ndërmarrë se sa për përmbajtjen. Çdo amnisti fiskale ka disa pikëpyetje të mëdha që duhen analizuar me kujdes. Kush përfiton? Nëse bëhen për grupe të vogla dhe qëllime okulte kjo amnisti fiskale nuk ka vlerë. Nga eksperienca e vendeve që i zbatojnë, në radhë të parë kërkohet konsensus i gjerë politik sepse pa konsensus të gjerë mund të jetë e njëanshme dhe kërkon konsultim dhe me grupet e interesit. Ajo që është e rëndësishme në një amnisti fiskale është numri i grupeve që marrin pjesë.

Një amnisti fiskale ka dhe pjesën tjetër të atyre që kanë qenë të rregullt. Kërkon dhe kohë, dhe konsensus. Për këtë arsye mendoj që dhe opozita kërkon fjalën e saj dhe në sensin e një marrëveshje për qëllimet dhe efektet që do ketë. Formalitetin e lufton sepse pika më delikate është ajo që quhet dita e nesërme. Në momentin që mbaron amnistia fiskale i gjithë sistemi duhet të jetë i reformuar që të mos lejojë më të ardhmen informalitet. Paketat e ndryshimeve fiskale shoqërohen me ndryshime ligjore. Nëse nuk bëhen rrezikon që pas amnistisë të ketë sërish informalitet”, u shpreh ai në një lidhje me News 24.

Për paketat e qeverisë, eksperti deklaroi se janë në nivel social, por sipas tij  duhen ndihmuar me subvencione e mbështetje direkte një pjesë të bizneseve, që të paktën të mos falimentojnë. Civici theksoi se turizmi është sektori më i prekur nga virusi, pasi vonesa e hapjes së kufijve deri në shtator ose dhjetor do na dëmtojë shumë.

LEXO EDHE:  Çani provokon Bashën/ Të të zgjoj pak, Shqipëria vend i dorës së tretë…

LEXO EDHE:  Të ardhurat për frymë/ FMN: Shqipëria ndër më të varfrat e Europës

“Ndoshta duhet të fillojmë të nënvizojmë më shumë atë që po bëjnë vendet e tjera që ta vëmë theksin tek turizmi i brendshëm. Sektori turistik duhet të kalojë pak nga situata pesimiste por të mendojë më intensivisht për të bërë gati kapacitetet turistike për turizmin e brendshëm, potencialet e brendshme mund të jenë ndihmë që ta mbrojmë këtë sektorë në këtë situatë të vështirë. Siç po bëjnë shumë vende të tjera të konsumojmë produkte vendase”, vijoi ai.

Ndërkohë, sa i përket ekonomisë, eksperti theksoi se ringritja nuk do të jetë e shpejtë.

“Mendoj se në rastin e Shqipërisë dhe nga analizat që bëhen referuar strukturës së ekonomisë shqiptare, më e pranueshme do jetë një kurbë në formë U-je. Nëse deri në fund të qershorit shkojmë në pikën fundore të rënies do na duhen 3-4 muaj stanjacion që të nisim ngritjen. Ka pak shpresa që sektori i turizmit të mund të jetë kaq kontribues sa vitet e kaluara. Ekonomia shqiptare nga ana tjetër ka qenë shumë e varur nga investimet e huaja direkte. Kur ranë këto investime shkuam në një rritje ekonomike 2.5-2.7. Në situatën që janë vendet, e vështirë për investime të huaja. 1.2-1.3 mld euro janë nga remitancat. Në këto kushte ku janë Greqia, Italia nuk do vijnë më. Situata e ringritjes nuk do vijë aq shpejt”, deklaroi Civici./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

KE ndihmë financiare 3 miliardë euro për 10 vende/ Sa i takojnë Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Komisioni Europian propozon një paketë ndihme ekonomike prej 3 miliardë euro për 10 vende fqinjë të Bashkimit Europian.

Ndihma do të jetë për situatën me COVID-19 dhe në këto 10 vende, mes tyre është edhe Shqipëria që i takojnë 180 milionë euro.

Ukraina do të përfitojë më shumë nga të gjitha me 1.2 miliardë euro kurse Jordania do të marrë 200 milionë euro. Po ashtu Kosova me Maqedoninë e Veriut do të marrin nga 100 milionë euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Parashikimi i FMN/ Qeveria do të mbledhë 600 mln euro më pak se plani në 2020

Publikuar

-

Nga

Kriza që përcolli në ekonomi pandemia Covid-19 do ndikojë negativisht planin e të ardhurave së paku me 16 për qind nga parashikimi fillestar i vitit 2020, sipas dokumentit të konsultimeve, që bëri me qeverinë ne kuadër te kreditimit të shpejtë nga kuotat.

Fondi parashikon që të ardhurat buxhetore do të jenë këtë vit rreth 430.4 miliardë lekë ose 72 miliardë lekë më pak se plani fillestar i vitit prej 503 miliardë lekësh. Rënia me 16 për qind këtë vit do të pasohet me rishikim në ulje të planit te të ardhurave buxhetore në tre vitet në vijim.

Fondi raporton se me 2021 të ardhurat totale do të arrijnë në 487 miliardë lekë nga 531 miliardë të parashikuara para krizës Covid.

Diferencat do të vijojnë së paku deri më vitin 2023. FMN parashikon që deficiti fiskal të rritet në rreth 5.5 për qind të PBB-së në vitin 2020.

Rënia e ekonomike e përllogaritur me rreth 5 për qind për Shqipërinë do të zvogëlojë të ardhurat (me mbi 2 për qind të PBB-së).

Për më tepër, për të adresuar goditjet, buxheti i rishikuar përfshin shpenzimet për rindërtimin (rreth 1.4 për qind të PBB-së), dhe masa shtesë në shpenzime për të kufizuar ndikimin e COVID-19.

LEXO EDHE:  Fillon rritja e çmimeve të naftës në tregun vendas, shtrenjohet edhe gazi

LEXO EDHE:  Unitet brenda diversitetit?/E ardhmja e projektit europian dhe reflektimi i Tiranës

Shtrëngimi i tregjeve financiare do të implikojë nevojën e mbetur të financimit fiskal gjatë vitit 2020.

Sakaq, muaji mars ka filluar të reflektojë pasojat e Covid-19 në ekonomi. Të ardhurat tatimore, që u arkëtuan në buxhetin e shtetit për periudhën janar-mars ishin 97 miliardë lekë, ose 4.5% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në mars u mblodhën nga tatimet e doganat 30 miliardë lekë, nga rreth 37 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie me rreth 19%. Në vlerë absolute janë rreth 6.9 miliardë lekë (56 milionë euro), të mbledhura më pak në krahasim me marsin 2019./Monitor

LEXO TE PLOTE